Aktualitet

''4-5 javët që kemi përpara do të jenë më të vështira', mjeku Alimehmeti kërkon ashpërsimin e masave anti-COVID

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 08:02
Text size Aa Aa

Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh në Euronews Albania se duhet të ashpërsohen masat anti-COVID, pasi situata epidemiologjike në vend është rënduar.

Mjeku theksoi se duhen mbështetur shumë fortë sektorët që kemi probleme dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre për pak javë.

Sipas mjekut këto masa duhet të merren pasi në 4-5 javët që kemi përpara do të jenë më të vështira, sa i përket përhapjes së virusit.

Sa i përket rasti të rëndë të një ditë më parë ku humbi jetën tek spitali “Shefqet Ndroqi” një 18-vjeçar i infektuar, zoti Alimehmeti u shpreh se edhe në vendet e BE-së ka raste të tilla tragjike.

“Mund të shohim që ka raste goxha, po të shikojmë vendet e BE-së. Të rijnë përgjithësisht nuk kanë simptoma dhe nuk para vijnë tek mjeku për test”, u shpreh ai.

Mjeku sqaroi se në Shqipëri nuk është tendenca për të indentifikuar të rinj që janë të infektuar.

“Ne kemi tendencën që të mos t’i gjejmë. Për moshën 0 deri në 20-vjeç ne kemi vetëm 6% të raste të identifikuara në total. Ndërkohë, Italia që ka një moshë mesatare shumë më të lartë se ne, ka 12.3% të infektuarve në këtë moshë. Pra jemi ne që nuk i gjejmë rastet, jo se ka ndonjë gjë të çuditshme”, u shpreh mjeku.

Lexoni gjithashtu:

1039 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, më i riu 18 vjeç

Tregime të lidhura