Aktualitet
Ambasadorja Yuri Kim takohet me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar këtë të martë, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin.
Takimi i cili ka zgjatur për rreth një orë ka pasur në fokus të zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja Kim dhe kryekomisioneri Celibashi kanë biseduar për përgatitjen e zgjedhjeve dhe implementimin e teknologjisë së duhur në mënyrë që procesi të rrjedhë pa probleme dhe të jetë bazuar në siguri të plotë.
Identifikimi biometrik dhe pilotimi i votimit në Tiranë, kanë qenë tema kyçe të diskutuara mes ambasadores dhe Celibashit.
Lexoni gjithashtu:
Rinovimi i kartave ID, Çuçi: Bashkë me KQZ-në po shqyrtojmë mundësinë e shtyrjes së afatit
Nis rinumërimi në Kosovë, kryetarja e KQZ-së flet për votat e pavlefshme në Euronews Albania
Policia plan masash për regjistrimin e armëve të gjahut, procesi pritet të përfundojë më 31 maj