Aktualitet

Apeli iu lehtëson masën e sigurisë dy nga katër punonjëseve të ''Shefqet Ndroqit'' akuzuar për korrupsion

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 12:42
Text size Aa Aa

Gjykata e Apelit lehtësoi masën e sigurisë vetëm për infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha.

Nga arrest me burg dy punonjëset e spitalit “Shefqet Ndroqi” u kaluan në detyrim paraqitje.

Ndërkohë për infermieret Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg me afat 45 ditë.

Çela, Hoxha, Bushi dhe Koçi u arrestuan më 8 shkurt si të përfshira në çështjen “Tire Alldervishaj”, kjo e fundit akuzohet se u merrte para familjarëve të pacientëve të prekur me COVID-19 duke iu paraqitur si infermiere.

 

Lexoni gjithashtu: 

Korrupsioni te ''Shefqet Ndroqi'', lihen në burg tre infermieret dhe sanitarja

Qeveria u kërkon ndihmë mediave për të shtuar besimin e qytetarëve te sistemi spitalor

U denoncua për korrupsion, arrestohet sanitarja e spitalit që hiqej si infermiere

Arrestimi i sanitares, prokuroria nis hetim të thelluar nëse ka skemë përfitimi

Korrupsioni në spital, prokuroria lëshon urdhër-ndalime edhe për tre infermiere dhe një sanitare

Infermierja që akuzohet se i vodhi lekët pacientit me COVID, kalon në ''arrest shtëpie''

Tregime të lidhura