Aktualitet

Rama: Ambicia jonë për 4 vitet e ardhshme, rritja e pagës minimale

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 11:07
Text size Aa Aa

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus” përmendi rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë dhe theksoi se qeveria që ai drejton ka ambicien që ta rrisë më shumë në vitet e ardhshme.

"Kemi ambicien ta rrisim në vijim vit pas viti. Pjesën se çfarë do të bëjmë, do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të këtij mandati ku do të shpalosim vizionin tonë 'Shqipëria 2030'", u shpreh Rama. 

Ai theksoi se do të dyfishojë edhe ndihmën ekonomike përtej situatës së pandemisë.

Rama foli edhe për situatën ekonomike në vend, ku deklaroi se aktualisht 91% e bizneseve paguajnë zero tatim-fitimi dhe zero TVSH. 

“Vetëm 9% e tyre flas për biznesin e madh paguajnë 15% të tatim-fitimit. Brenda 91% janë 111 mijë biznese, me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë çliruar totalisht nga tatim-fitimi.  Çdo person dhe çdo subjekt që ka një xhiro vjetore deri në 114 mijë euro është një subjekt pa taksa”, u shpreh kreu i qeverisë. 

Rama nënvizoi se “zerimi i taksës me biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën tonë drejt të ardhmes dhe përbën një nga pikat me domethënëse të ndryshimit të madh në qasje, në veprim dhe në rezultat me palën tjetër" (opozitën).  

Sipas tij, PD premton për taksën e sheshtë duke kërcënuar më të dobëtit.

Lexoni gjithashtu:

Rama: Së shpejti nis vaksinimi masiv, në javën e dytë të marsit përfundon injektimi i bluzave të bardha

Tregime të lidhura