Aktualitet

Rama: Së shpejti nis vaksinimi masiv, në javën e dytë të marsit përfundon injektimi i bluzave të bardha

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 11:32
Text size Aa Aa

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në Fokus”, kryeministri Edi Rama u shpreh se në javën e dytë të muajit mars do të përfundojë vaksinimi i bluzave të bardha.  

Kreu i qeverisë deklaroi së shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullatës, por nuk dha një datë se kur do të fillojë ky proces. 

"Në javën e dytë të marsit besojmë se do të mbyllim vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha në Shqipëri,ashtu shumë shpejt me vaksinimin masiv. Nuk mund të jap më shumë detaje, por jemi shumë afër. Mezi po pres të them fjalën e fundit”, tha ai.

Ndërkohë, mjekët kanë ngritur alarmin se duhet të ashpërsohen masat anti-COVID, pasi numri i të infektuarve dhe fataliteteve është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. 

Sipas tyre situata epidemilogjike në vend është përkeqësuar. 

Lexoni gjithashtu:

LIVE| Rama: Ambicia jonë për 4 vitet e ardhshme, rritja e pagës minimale

Tregime të lidhura