Aktualitet

Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Ngjela: Goditjen kryesore e merr presidenti Meta

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 16:23
Text size Aa Aa

Avokati Spartak Ngjela tha se vlerësimin e bërë nga DASH për Ardian Dvoranin e lexon si goditje e drejtpërdrejtë për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Këtë deklaratë z.Ngjela e bëri në një intervistë të shkurtër për Euronews Albania. Ai shtoi më tej se ky vlerësim për z. Dvorani, tregon se personaliteti i tij ka qenë avangardë në lidhje me pushtetin gjyqësor.

“Është një vlerësim me shumë vlerë për personalitetin tonë, por ka tre aspekte. Ngre edhe njëherë si çështje të rëndësishme luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, godet Ilir Metën nëpërmjet Dvoranit, dhe del sekretari i shtetit dhe e ngre Dvoranini, në një kohë, që ky gjyqtar, i cili unë e kam ditur dhe të gjithë e kemi ditur se ai ka qenë në avangardën në lidhjen me pushtetin gjyqësor dhe pati një goditje banale nga Ilir Meta, nga Presidenti i Shqipërisë. Goditjen kryesore e merr Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai e ka goditur Dvoranin”, theksoi ai.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka patur përplasje të vazhdueshme me ish-kreun e KED-së, Ardian Dvoranin, sa i takon emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Meta e akuzonte në daljet publike Ardian Dvoranin si "mekanizëm", që sipas tij, synonte të ndihmonte kryeministrin Edi Rama në tentativën për kapjen e institucionit të Gjykatës Kushtetuese.

Lexoni gjithashtu:

Vlerësimi i DASH, Rama: Dvorani u godit se nuk iu dorëzua presionit

Antikorrupsioni, Ardian Dvorani mes 12 personave të vlerësuar nga DASH