Aktualitet

Vlerësimi i DASH, Rama: Dvorani u godit se nuk iu dorëzua presionit

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 16:08
Text size Aa Aa

Kryeministri, Edi Rama e ka cilësuar vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ardian Dovanin si “vënien e drejtësisë së vend”.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se reforma në drejtësi ka hyrë në fazë “kacafytjeje” dhe nënvizon se sulmi ndaj Dvoranit erdhi për shkak se nuk iu dorëzua presionit duke iu referuar përplasjes me Presidentin, Ilir Meta.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën”, shkruan z. Rama.

“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shton kryeministri.

 

Lexoni gjithashtu:

Antikorrupsioni, Ardian Dvorani mes 12 personave të vlerësuar nga DASH