Arte

Virtuozi i violonçelit, Vlorent Xhafaj dhe rrugëtimi i tij muzikor

Përditësimi i fundit: 25/12/2019 - 15:24
-
Virtuozi i violonçelit, Vlorent Xhafaj intervistë për Euronews Albania
Text size Aa Aa

Virtuozi i violonçelit, Vlorent Xhafaj është një shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili kërkon të japë maksimumin në muzikë.

Vlorenti përveç stileve që ndjen të afërta, luan edhe zhanre të tjera, të cilat janë të kuptueshme dhe të dashura për publikun. Artisti ka luajtur një repertor të gjerë, duke mos u ndalur vetëm tek disa kompozitorë.

Virtuozi i violonçelit mban një numër të madh koncertesh në Shqipëri, paçka se jeton prej vitesh në Francë, Shqipërinë e konsideron si katedralen e tij.

Në kuadër të festave të fundvitit, Euronews Albania po sjell në vëmendje përmes rubrikës "Shqiptarët e suksesit" personalitetet e njohura shqiptare.

I pyetur se si kaloi viti 2019 për të, muzikanti Vlorent Xhafaj u shpreh optimist.

"Një vit shumë i mirë nga ana artistike krahasuar edhe me vitet e tjera. Ka patur një kombinim siç unë kam dashur në jetën time artistike, midis aktivitetit koncertor stolistik, në muzikë dhome dhe në orkestër", tha ai.

Vlorenti ka vlerësuar edhe bashkëpunim e ngushtë që ka me pianisten, njëkohësisht edhe kolegen e tij, Irina Zahharenkova, me të cilën ka dy vite që bashkëpunon në fushën e artit.

I pyetur se cilat janë koncertet që ai ka vlerësuar më shumë deri tani në jetën e tij artistike, virtuozi i violonçelit tha se të gjitha janë shumë të rëndësishme për të.

"Por mund të them se ka qenë një koncert që kam zhvilluar në një sallë të quajtur Salon Christophori në Berlin, sepse aty është një vend ku ndodhen të gjitha pianot që nga shekulli i XVII", shtoi muzikanti.

Gjithashtu ai ka vlerësuar edhe një tjetër koncert të mbajtur në Helsinki, në një bibliotekë shumë të vjetër.

Për Vlorentin, përveç asaj që interpreton edhe vendi ku e interpreton është shumë i rëndësishëm. Ndaj edhe dy nga rastet e sipërpërmendura i ka veçuar si ndër më uniket.