Arte

Regjisorja e kandiduar për Oscar, Lendita Zeqiraj rrëfen udhëtimin drejt suksesit

Përditësimi i fundit: 26/12/2019 - 13:34
Text size Aa Aa

Në rubrikën "Shqiptarët e Suksesit" u realizua një lidhje live me regjisoren Lendita Zeqiraj, e cila ka sjellë një zë të ri në kinematografinë kombëtare.

Regjisorja ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe Kosovën në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, madje ka qënë garuese me filmin “Gardhi” në edicionin e 91 të çmimeve Oskar.

Filmi është nominuar në ndarjen e çmimeve “Best of the Year” që do të mbahet më 11 janar të vitit të ardhshëm, për të cilën znj. Zeqiraj e cilësoi si një befasi.

“Kjo për mua ishte me të vërtetë një befasi. Kjo platformë përzgjodhi “Gardhin” në dhjetëshe dhe më 11 janar do të jemi në New York për ceremoninë”, - tha regjisorja.

E pyetur nëse ka një projekt tjetër në plan për të realizuar, znj. Zeqiraj u përgjigj se për momentin është e fokusuar tek promovimi i filmit të gjatë “Shpia e Agës”.

“Për momentin jam në promovim të filmit “Shpia e agës”, e cila ka ende shumë prezantime të tjera në vitin 2020”, - rrëfeu znj. Zeqiraj.

Ajo e ka cilësuar vitin 2019 të suksesshëm për të dhe gjen rastin të urojë të njëjtën gjë për të gjithë.

Filmi “Shpia e Agës” është lancuar në korrik të vitit 2019. Ky film është prezantuar në 17 festivale dhe ka fituar 17 çmime.

Tregime të lidhura