Vjosa në fotografi, bukuria dhe degradimi i lumit tërheqin vëmendjen e fotografit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diku thellë në grykën e Këlcyrës rrjedh perla e egër e Europës. Herë i butë dhe i paqtë, herë i turbullt dhe i tërbuar lumi Vjosë gjarpëron në mënyrë të pandërprerë nga malet e Pindit në lindje të Janinës deri në grykëderdhje në detin Adriatik.

Kjo mrekulli e trashëgimisë europiane, që ka fituar zemrën e kutjdo që sodit peizazhin e ndërthurjen natyrore të kaltërsisë së lumit dhe bimëve endemike, ka bërë për vete dhe fotografin amerikan me orgjinë nga Kalifornia Nick St.Oegger. Ai jeton në vendin tonë prej vitesh dhe thotë se ka njohur Shqipërinë e vërtetë, me tërë ngjyrat e saj.

vjosa fotografi vjose

“Edhe pse kam ardhur këtu për kaq gjatë është gjithmonë ndryshe është gjithmonë inspiruese për mua”, thotë fotografi.

Duke përdorur lumin e fundit të egër të Europës, si një udhëzues të udhëtimit të tij fotografi kuptoi se Vjosa është në kërcënim të vazhdueshëm nga disa hidrocentrale që kërkohen të ndërtohen mbi shtratin dhe degët e saj. Kurioz por edhe i vendosur për të bërë dicka që të mbrohet ky rajon i virgjër Oegger filloi përpjekjet për të fiksuar çdo moment me aparatin e tij fotografik, një mënyrë kjo sipas tij për ta përjetësuar atë imazh e për ta ngrirë në kohë. 

“U ndjeva shumë i frymëzuar të vija dhe të bëja këtë projekt për t’u përpjekur që të dokumentoja Vjosën, nga njëra anë për faktin se nëse ndërtohen diga dhe ndryshon të paktën do të ketë një dëshmi për mënyrën se si ishtë më parë”, tregon Morrison.

uli vjose

Në ekspozitën e tij ai tregon një fotografi të një gruaje nga Kuta.

“Kjo është një grua nga Kuta e quajtur Uli që është një nga fshatrat që kërcënohet nga diga. Për mua kjo grua mishëron gjithçka që është në rrezik nësë ndërtohen hidrocentralet. Nuk është vetëm mjedisi por edhe jetët e njerëzve do të preken nga kjo”, shpjegon më pas ai.  

Burim kyç për shumë specie që janë zhdukur nga çdo lumë tjetër në Europë, Vjosa mban në brigjet e saj jo vetëm rëndësi biodiversale por ka dhe nje ndikim të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike e kulturore të zonës. 

Sipas prof. Aleko Mihos ndërhyrjet në lumë e ndërtimi i qoftë edhe një dige të vetme do të sjellë në mënyrë të pashmangshme shkatërrimin e lumit dhe gjithë ekosistemit përreth. 

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER