Gërmimet në ujësjellësin e Durrësit zbulojnë rrënoja antike, pezullohen punimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Puna e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Durrësit është pezulluar për shkak te një gjetjeje rastësore arkeologjike në nëntokën e zonës së mbrojtur.

 Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se janë konstatuar gjurmë të një strukture murature dhe material arkeologjik në zonën e gërmuar. Për rrjedhojë punimet janë pezulluar deri në një vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Gjetja rastësore bën pjesë në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit, një zonë e mirënjohur për pasurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore në nëntokën e saj.

Këtë  zbulim e komentoi në një lidhje direkte për Euronews Albania edhe gazetari Geri Emiri i cili tha se gjetja rastësore arkeologjike në Durrës vërteton se në këtë zonë ka ekzistuar një katedrale katolike, e cila ka qenë në atë periudhë më e madhja në të gjithë Ballkanin. 

“Nga vlerësimet që kanë bërë arkeologët, kryesisht të Institutit të Arkeologjisë, ata mendojnë se i përkasin periudhës së antikitetit të vonë, që përkon rreth shekullit të pestë të erës sonë. Në fakt kjo është një zonë mjaft interesante. Ajo shtrihet pranë qendrës së qytetit, përbri prefekturës aktuale të Durrësit. Po ashtu arkeologët mendojnë se në zonën ku është bërë zbulimi rastësor janë shtrirë në të kaluarën një katedrale e kultit ortodoks dhe një katedrale e kultit katolik”- tha mes tjerash gazetari, Geri Emiri.


Etiketimet

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

S’dihet nëse Omicron do shënojë fundin e pandemisë, thotë Anthony Fauci

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Anthony Fauci thekson se është shumë herët për të konfirmuar nëse varianti Omicron do të shënojë fundin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER