Arte

Vepra e artistit enigmatik shitet në ankand për 480 mijë euro

Përditësimi i fundit: 24/02/2020 - 13:00
Text size Aa Aa

Një version i Mona Lizës krijuar me 330 rubikë nga një artist francez është shitur për 480.200 euro. Në ankandin e zhvilluar në Paris, organizatorët u shprehën të habitur nga një blerje e tillë pasi kishin menduar se nuk do të shitej më shumë se 150.000 euro. Vepra e vitit 2005 është punuar nga një artist anonim njohur si Invader, i cili krijon në rrugë.

Ai përdor kubikët enigmatikë për të krijuar një mozaik të Mona Lisa dhe buzëqeshjen e saj të famshme me plot ngjyra. Shitja e kësaj vepre ndryshe, përkoi me mbylljen e një ekspozite kushtuar Leonardo da Vincit në muzeun pranë Louvre, shtëpia e Mona Lisa-s së vërtetë. Ajo shfaqje shënoi 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të rilindjes.

Artisti i rrugës është i njohur për veprat e tij të mozaikut që përmbajnë versione të personazheve të lojërave të Space Invaders të 1978, të cilat "pushtojnë" qytete në të gjithë botën. Mona Lisa me rubikë u krijua në 2005 dhe është e para në serialin "Rubikcubism" të  artistit Invader, në të cilën ai rikrijon vepra të njohura të Mjeshtrit të Vjetër. Pushtuesi, i cili e përkufizon veten si, një Artist i Paidentifikuar i Lirë, mban një maskë dhe këmbëngul që fytyra e tij të mos duket në daljet para kamerave.

Ai ndiqet nga shumë fansa që madje  përdorin një aplikacion Smartphone, "Flash Invaders", për të tërhequr fotografitë e mozaikëve të tij nëse janë vërtet të tij, grumbullojnë pikat dhe konkurrojnë me lojtarët e tjerë.

Tregime të lidhura