Arte

Piktorët e frymëzuar nga dielli

Përditësimi i fundit: 27/02/2020 - 13:04
Text size Aa Aa

Ekspozita në galerinë "Atelier des Lumieres" të Parisit, me titullin "Udhëtime rreth Mesdheut", paraqet rreth 500 piktura nga 20 artistë, shumë prej tyre impresionistë, të cilët u frymëzuan nga ngjyrat e diellit në rajonin e Mesdheut. Pikturat janë projektuar në muret e galerisë me një hapësirë prej 3,300 metër katror, me elementë të animuar. Shfaqja artistike shijohet edhe me meloditë klasike dhe muzikën xhaz.

Bruno Monnier, themeluesi i Culturespace, i cili administron galerinë, tha se udhëtimet me tren në Francë gjatë fundit të 1800 lejoi që impresionistët të kërkonin frymëzim të ri, larg Normandisë, Parisit dhe më tej në jug.

"Është Monet që shkon në jug dhe lëviz në Bordighera dhe Renoir gjithashtu e ndjek atë", shprehet Monnier. "E shumë artistë të tjerë bënë të njëjtën gjë për gjysmë shekulli - shkojnë në jug dhe zbuljnë dritën e fortë që ata nuk e njihnin në Normandi ose në rajonin parizian".

Ekspozita i jep dinamizëm serisë "Zambakët e ujit" të Monetit dhe "Dance with the Moulin de la Galette" të Renoir, dhe gjithashtu interpreton me pjesë artistike të krijuesve të tjerë si Marc Chagall, Henri Matisse dhe Camille Pissarro.

Falë teknologjisë digjitale, shpjegon eksperti, ekspozita është në gjendje të sjellë së bashku 500 piktura nga artistë të njohur, që zakonisht është e  pamundur të mblidhen fizikisht. Piktura në serialin "Zambakët e ujit", për shembull, janë vendosur në muze në vende të ndryshme, të tilla si Shtetet e Bashkuara, Skocia, Japonia dhe Egjipti, ndërsa "Dance at the Moulin de la Galette" ndodhet në Paris 'Musee d' Orsay”

Tregime të lidhura