Arte

Dyshime se abuzoi me vajzën e birësuar, pezullohet publikimi i librit të Woody Allen

Përditësimi i fundit: 08/03/2020 - 11:03
Text size Aa Aa

Duket se edhe regjisori, Woody Allen është në vëmendje ndaj akuzave për abuzim seksual. Botuesi i cili do të siguronte  publikimin e librit  të regjisorit ka vendosur të anulojë një lëvizje të tille. Libri i Woody Allen  një libër autobiografik titullohet “Një propozim për asgjë”.

Hachette Book Group njoftoi anulimin pas kritikave të shumta dhe akuzave se Woody Allen abuzoi seksualisht vajzën e tij Dylan Farrow. Dhjetëra punonjës të Hachette në New York protestuan kundër vendimit të kompanisë për të botuar librin e Allen.

Në një deklaratë publikuar edhe në rrjetin social Twitter, Hachette Book Group nënvizon:  “Vendimi për të anuluar librin e zotit Allen ishte i vështirë.Ne i marrim shumë seriozisht marrëdhëniet tona me autorët dhe nuk i anulojmë lehtë publikimet e librave. Ne kemi botuar dhe do të vazhdojmë të botojmë s libra sfidues. Si botues, sigurohemi që çdo ditë në punën tonë që të dëgjohen zëra të ndryshëm dhe pikëpamje kontradiktore."

Libri i Allen ishte planifikuar të publikohej muajin tjetër. Dylan Farrow dhe vëllai i saj, gazetari Ronan Farrow, të dy kishin kritikuar planin e Hachette për të publikuar librin e babait të tyre. Vendimi ishte "thellësisht shqetësues për mua", shkroi Dylan Farrow në Twitter në fillim të këtij muaji.

Woody Allen ka mohuar çdo akuzë se ai ka keqtrajtuar vajzën e tij të birësuar Dylan Farrow. Por akuzat kanë marrë vëmendje të re në epokën e lëvizjes #MeToo. Dhe regjisori fitues i katër çmimeve Oscar nuk i ka shpëtuar kësaj rryme.

Tregime të lidhura