Arte

Pianisti i talentuar 7-vjeçar Stelios Kerasidis vjen në një shfaqje solidariteti për Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 04/05/2020 - 12:13
Text size Aa Aa

Një pianist jashtëzakonisht i talentuar grek në moshë të re, Stelios Kerasidis do të ofrojë një shfaqje të rrallë për Shqipërinë më 6 maj në orën 20:00.

Ai është nderuar me çmimin e parë në “Grand prize virtuoso” të Vienna Musikverein, çmimin e parë në “Golden Classical Music Awards New York” dhe ka fituar një nga konkurset më të rëndësishme të pianos në Greqi, edhe pse vetëm 7-vjeç.

Stelios mori famë botërore në prill të këtij viti me kompozimin e tij "Valsi i izolimit", frymëzuar nga pandemia.

Performanca e tij për shqiptarët do të mbahet në kuadër të Javës së Evropës 2020, organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, që këtë vit i kushtohet solidaritetit.

Ju mund ta ndiqni këtë bashkëpunim të Delegacionit të Bashkimit Evropian me Ambasadën Greke, në faqen e Facebook të Delegacionit.