Arte

Artisti britanik Banksy portretizon mjekët si heronjtë e rinj

Përditësimi i fundit: 06/05/2020 - 21:24
Text size Aa Aa

Artisti britanik Banksy ka prezantuar veprën e tij më të re ku shfaqet një djalë i vogël duke luajtur me një infermiere lodër, ndërsa Spiderman dhe Batman lodër janë hedhur në një kosh mbeturinash pas tij.

Infermierja mban veshur një maskë mbrojtëse dhe pelerinë dhe ka zgjatur krahët për të dhënë përshtypjen sikur është duke fluturuar.

Fotografitë e veprës së tij të re janë publikuar në faqen zyrtare të artistit me famë ndërkombëtare në Instagram me përshkrimin “Loja ndryshoi”

Sipas BBC, vepra e artit është vendosur në hollin e Spitalit të Southampton.

Tregime të lidhura