Arte

Eurovision 2020, finalja e Festivalit Evropian të Këngës do të zhvillohet virtualisht

Përditësimi i fundit: 16/05/2020 - 14:02
Text size Aa Aa

Zakonisht është një natë plot shkëlqim dhe argëtim, por finalja e madhe e Eurovision këtë vit do të zhvillohet virtualisht.

Ishte planifikuar të zhvillohej në Ahoy Arena në Roterdam mbrëmjen e së shtunës – por tani vendi është kthyer në një spital gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

Por fansat përqark botës do të mund të votojnë për artistët e tyre të preferuarë në një event virtual të quajtur “Eurovision: Europe Shine a Light”.

Fituesi i Eurovision në 2015 u shpreh për Euronews se ai do të këndojë këngën e tij fituese “Heroes”.

“Do të performoj këngën time fituese të 2015 në version akustik, stil karantine, i ulur në verandën time. Ka qenë një javë e veçantë për ne fansat e Eurovision. Jemi mësuar me gjysmëfinalet të martën dhe të mërkurën dhe natyrisht e shtuna do të jetë edhe më e veçantë.”

41 artistët do të jenë në eventin e së shtunës, edhe nëse ata nuk do të kalojnë të gjithë.

Këngëtari irlandez dhe fituesi tre herë i Eurovision, Johnny Logan u shpreh për Euroneës se eventi është një mënyrë e bukur e bashkimit.

“Festivali i këngës Eurovision është një nga të paktat gara ku e gjithë Evropa bashkohet për ta pare dhe nuk lidhet vetëm me muzikën. Lidhet me argëtimin, festat, këngët e këqija dhe ato të mira dhe ka mjaft të tilla. Mendoj se është një festë”, tha Johnny Logan,

Organizatorët janë në diskutime me autoritetet e Roterdamit për ta zhvilluar festivalin në 2021, pasi 65.000 persona priteshin të ndiqnin nëntë shfaqjet e ndryshme.

Cilin këngëtar fansat do të zgjedhin këtë mbrëmje ende nuk dihet, por nuk do të jetë e njëjta ndjesi pa performancat e zjarrta që zakonisht vihen në skenë.

Tregime të lidhura