Arte

Teatër në natyrë, aktorët e Korçës vënë në skenë shfaqjen “Pas vdekjes”

Përditësimi i fundit: 18/07/2020 - 13:41
Text size Aa Aa

Vepra “Pas vdekjes” e Çajupit erdhi në një dimension tjetër nga aktorët e teatrit të Korçës. 

Shfaqja që kishte fokus deformimin e gjuhës shqipe për shkak të përdorimit të fjalëve të huaja u vu në skenë në mësonjëtoren e Korçës, pikërisht aty ku nisi rrugëtimin e saj ABC-ja shqipe.

Teatri u luajt në ambient të hapur për shkak të COVID-19, duke sjellë pak vështirësi teknike, por sërish për regjisorin Hervin Çuli, ishte një sukses

“Akustika e Mësonjëtores nuk është si tek Hani i Pazarit, por kemi bërë maksimumin për të kaluar vështirësitë, por që u pëlqye dhe u prit mirë nga publiku. Për mua do të jetë një kujtim nga më të bukurit e jetës time”, tha regjisori Hervin Çuli.

Edhe aktorët nuk e fshehën emocionin që u dha ngjitja në skenë.

“Është një formë filozofike e shprehjes dhe e shpresës pasi pas vdekjes pandemike, ne i kthehemi për herë të dytë teatrit”, - thotë aktori Kristian Koroveshi.

“Besoj se ja kemi arritur qëllimit të bëjmë një shfaqje të bukur në një periudhë paksa të vështirë, por që uroj t’ju ketë pëlqyer të gjithëve”, u shpreh aktorja Paola Kodra.

“Si premierë ishte shumë më ndryshe, ishte një shfaqje shumë komplekse, avangarde”, - tha aktori Silvio Goskova

Shfaqja “Pas Vdekjes” do të mbahet  edhe 2 herë të tjerë në ditët në vazhdim.

Tregime të lidhura