Arte

Çmimet “Bafta”, triumfojnë ‘The End of the F***ing World’ dhe ‘Chernobyl’

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 16:07
Text size Aa Aa

Akademia Britanike e televizionit – BAFTA, ka ndarë çmimet për filmat më të mirë të vitit 2020 në një studio të boshatisur, pa audiencë apo yjet e kinemasë. Për shkak të situatës me koronavirusin, fituesit I kanë pranuar çmimet nga shtëpia e tyre me anë të video-mesazheve.

"The End of the F***ing World" u vlerësua me çmimin e serialit më të mirë dramë ndërsa mini-seriali “Chernobyl”, që në qendër të ngjarjeve të tij ka një nga katastrofat më të mëdha të bëra nga njeriu dhe gjithë sakrificat e bëra për të shpëtuar Evropën nga kataklizma rrëmbeu çmimin e serisë më të mirë.

Aktori Jared Harris u nderua për rolin kryesor në performancën e tij në "Chernobyl" ndërsa Glenda Jackson mori çmimin kryesor për rolin e saj në filmin "Elizabeta mungon".

Ndër çmimet më të veçanta të mbrëmjes, Specialja e Baftës, shkoi për aktorin Idris Elba.

Në kategorinë e aktorëve mbështetës fituan Naomi Ackie dhe Will Sharpe, të dy në role për filmin “The end of the fucking world”.

Çmimet britanike Bafta konsiderohen thuajse si homologe të atyre Oskar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në 2 shkurt janë ndarë çmimet për kinematografinë.