Shtëpia e at Gjergj Fishtës, donatorë dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore rikonstruktojnë objektin në Lezhë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtëpia ku at Gjergj Fishta, poet, rilindës dhe intelektual shqiptar, kaloi një pjesë të jetës të tij, po rikonstruktohet për të shërbyer si një muze përfaqësues për Fishtën, dhe i përshtatshëm për vizitorët e interesuar.

Përmes kësaj ndërhyrjeje synohet që vendbanimi i dikurshëm i autorit të “Lahuta e Malics” të shërbejë si një urë e përtërirë për të lidhur publikun me figurën dhe veprën e Fishtës. Një fond prej 6 milionë lekësh të siguruar nga donatorë dhe një projekt nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore po i japin jetë një nga objekteve në të cilët at Gjergj Fishta jetoi në vitet 1876-1877.

Në moshën 4-vjeçare at Gjergj Fishta u zhvendos në këtë banesë bashkë me familjen e tij për të vijuar më pas udhën e tij kishtare. Paulin Zefi, përgjegjës i sektorit të trashëgimisë kulturore pranë bashkisë Lezhë, thotë se projekti ruan bazën e vjetër të banesës, por ka dhe elemente plotësuese.

“Baza e parë ka qenë konservimi dhe konsolidimi i materialit origjinal. Janë restauruar pjesët e mbetura që kanë qenë të dëmtuara”, tha ai.

Për studiuesin dhe publicistin Frano Kulli, ky objekt duhet të ishte rikonstruktuar kohë më parë, por pavarësisht kësaj, shprehet se ky është vetëm fillimi i rikthimit të vëmendjes ndaj veprës së Fishtës, i cili për shumë arsye nuk ka marrë vlerësimin e duhur.

Kjo është pika e parë e ndalesës së “Itinerarit Fishtian” të projektuar nga Ministria e Kulturës, që përfshin rikonstruktimin e disa objekteve në këtë zonë, në të cilët Fishta ka qëndruar.

“Restaurimi i shtëpisë është pika e parë e një projekti që Ministria e Kulturës ka anonçuar në planin e trashëgimisë kulturore për figura të tilla si Fishta, edhe ajo që ato e kanë konsideruar si “Itinerari Fishtian”. “Intinerari Fishatian” fillon këtu, me restaurimin e kësaj shtëpie. Kjo duhet të kthehet në një atraksion kulturor, por edhe turistik pse jo”,  tha z. Kulli. 

Por dhe në këtë rast janë shfaqur probleme pronësie, të cilat kanë bllokuar procesin e ndërtimit të këtij itinerari, duke sjellë edhe ndërprerjen e projektit.

Një mangësi që evidentohet menjëherë ka të bëjë me sinjalistikën. Ndryshe nga tabelat treguese te bizneseve të zonës, të cilët reklamojnë vendndodhjen e tyre, asnjë shenjë nuk të drejton te shtëpia e poetit.

Paulin Zefi e pranon këtë problem, por thotë se do të zgjidhet nga bashkia Lezhë.

I shquar për kontributin e tij në rilindjen kombëtare dhe në letërsinë shqipe, frati françeskan Gjergj Fishta ishte gjithashtu studiues dhe publicist, si dhe pati një rol të dorës së parë në politikën e trazuar shqiptare para viteve ‘40. I denoncuar nga regjimi komunist pas vdekjes së tij, vepra e Fishtës nuk e pa më dritën e botimit deri në kolapsin e regjimit, në fillim të viteve ’90.


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Historia e bujkut që punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER