Veliaj vlerëson artistin Çun Lajçi, 74-vjeçari në Tiranë për të promovuar librin më të fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi këtë fundjavë kontributin në art dhe letërsi të artistit nga Kosova Çun Lajçi.

Lajçi, 74 vjeç nga Rugova, njihet për mbi 200 role të interpretuara në filma dhe teatër, gjithashtu edhe për veprimtarinë e tij si shkrimtar me botime kryesisht në poezi si “Përfitim n’andrra t’thyeme”, “Përgjërim e fjalë”, apo “Zjarr i pashuar”.

Së fundmi ai ndodhej në Tiranë për të promovuar librin “Bastardët” në një mënyrë krejt të thjeshtë duke u vendosur në sheshin Skënderbej e duke i shitur vetë.

“Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive.Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri,do ishte një bekim i madh,” – citohet nga zyra për shtyp e Bashkisë të jetë shprehur Veliaj.

“Të falënderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, kësaj s’guxojmë t’i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falenderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim,” – është shprehu Lajçi. 

Veliaj i dhuroi simbolikisht, në shenjë mirënjohjeje artistit të nderuar, Kullën e Sahatit të Tiranës.

Euronews Albania e intervistoi Lajçin në mesjavë duke marrë prej tij edhe thjeshtësinë që e karakterizon gjithmonë, por dhe shpjegimin për librin e fundit, “Bastardët” të cilin tha se ua dedikon politikanëve.

“Bastardët, më vjen keq që janë shok të mi, me të cilët e për të cilët kam shkruar poezi, me të cilët krenohen për të kaluarën e tyre, për ’98-n e ’99-n, për heroizmin e tyre, por kanë devijuar duke u dhënë shumë pas pasurisë. Duke ardhur me një pushkë prej malit dhe duke u rënë pasuria si kërpudhat. Kush janë? Këta që të udhëheqin, unë s’jam”, përfundon shkrimtari.

Me vete ka marrë edhe sharkinë, dhe kur nuk ka blerës në tezgën e tij të improvizuar, Lajçi ia merr ndonjë kënge për heronjtë e luftës.

Shtatëdhjetekatërvjeçari tërhoqi mjaft vëmendje në sheshin Skënderbej teksa kur nuk kishte njerëz në tezgën e librave këndonte këngë me sharki për heronjtë e luftës.

 

Lexoni gjithashtu:

“Bastardët” e Çun Lajçit, shkrimtari dhe aktori 74-vjeçar shet librat e tij në rrugë


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER