”Pompei, një histori romake”, hap dyert ekspozita kushtuar marrëdhënies mes Romës dhe qytetit antik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Pompei, viti 79 pas Krishtit, një histori romake” është titulli i ekspozitës së madhe që do të mirëpresë publikun deri më 9 maj.

Marrëdhënia e gjatë mes Romës dhe Pompeit, nga luftimet në fund të shekullit të katërt para Krishtit deri në shpërthimin e Malit të Vezuvit, është fokusi i kësaj ekspozite që kërkon të rindërtojë dialogun që lidh dy realitetet më të famshme të arkeologjisë italiane.

“Është studiuar shumë për të kuptuar historinë romake, për të kuptuar jetën romake dhe faktin përse Pompei është ruajtur kaq mirë,” – u shpreh Massimo Osanna, drejtues i parkut arkeologjik të Pompeit.

Historia bazohet në rindërtimin e lidhjeve sociale dhe kulturore të dy realiteteve, të cilat janë shfaqur falë kërkimit arkeologjik.

Ekspozita është kuruar nga Mario Torelli përpara se ai të ndërronte jetë. Shfaqja gjithashtu i kushtohet kujtimit të veprimtarisë së tij të gjatë në lëmën e botës antike, si një intelektual dhe themelues i shkollës së re italiane të arkeologjisë.

Ekspozita përmban me qindra gjetje, video dhe projektime virtuale.

 

Lexoni gjithashtu:

Rusët përkujtojnë Stalinin, ceremoni në Sheshin e Kuq të Moskës, kujtohet epoka sovjetike

Fustani revolucionar i përbërë nga algat fiton çmimin e Louis Vuitton

Skocia e vendosur të organizojë ndeshjet e ”Euro 2020” pavarësisht pandemisë

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER