Çfarë filmi të zgjedh? Disa nga propozimet, Godzilla vs Kong, dokumentari për Tina Turner, The Courier

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëse në fundjavat e marsit doni të shijoni një film atëherë ja cilat janë disa nga propozimet që mund të vlerësoni pa u menduar shumë.

Ikonat e kinemasë takohen në filmin Godzilla dhe Kong, secili prej tyre ka bërë xhirime gjatë dekadave të fundit, filma origjinalë që cilësohen se kanë imazhe të jashtëzakonshme. Tanimë të dy u bashkohen në një film të vetëm  Godzilla vs Kong.

Filmi publikohet në 26 mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në 31 Mars në Britani të Madhe.

Pjesë e listës për t’u parë mund të jetë edhe filmi The Courier e Dominic Cooke.

Benedict Cumberbatch luan si spiun në “The Courier“, një film bazuar në ngjarje të vërteta, një nga homologët më joshës të jetës reale të James Bond.

Në vitin 1960, pak para se Sean Connery të regjistrohej për të qenë 007, një shitës me emrin Greville Wynne u rekrutua nga inteligjenca britanike dhe CIA për të mbajtur sekretet Sovjetike nga Moska. Wynne u kap dhe u dënua me tetë vjet në burgun Lubyanka. Duke luftuar me përkeqësimin e shëndetit, ai u la i lirë në 1964 pasi britanikët rregulluan një shkëmbim të spiunit sovjetik Konon Molody.

Publikuar në 19 Mars në SHBA, Kanada dhe Brazil dhe më 25 Mars fillon publikimi në Evropë fillimisht në Holandë, sigurisht që gjithçka varet nëse rihapen kinematë.

Dokumentari mbi jetën e këngëtares Tina Turner nisi premierën në festivalin e Filmit në Berlin. Një rrëfim i jetës së divës së muzikës, bashkëjetësa përkrah burrit të saj abuziv në vitet 1960 dhe 1970 dhe një rikthim triumfues në vitet 1980,

Tina Turner është një nga interpretueset më të njohura në botën e muzikës.

Regjisorët fitues të Oskarit Dan Lindsay dhe T.J. Martin gjurmon jetën gjashtë dekadësheTurner. Dokumentari është online duke nisur nga 27 marsi.

Nëse doni mund të shihni edhe filma më serioz që bazohen në të drejtat e njeriut, online mund të zbuloni edhe të tjera evente ku prezantohen premierat.

 

Lexoni gjithashtu:

Fituesit e ”Berlinales” 2021, triumfojnë regjisorët Radu Jude, Denes Nagy dhe aktorja Maren Eggert

Etiketimet

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER