Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të gjitha pritshmëritë sipas të cilave veprave vlerësohej  55 milionë dollarë.

Portreti i të dashurës franceze të Picasso-s e quajtur Marie-Therese, ishte krijimi që mori vëmendjen në eventin “20 Century Evening Sale” në shtëpinë e ankandeve Christie’s. Vepra e Pikaso është titulluar “Gruaja e ulur pranë një dritareje”.

“Është  një imazh tepër ikonik. Ai nuk është parë në ankand që nga viti 2013. Dhe vlerësimi i portreteve  të Marie-Therese, veçanërisht nga viti 1932, është rritur shumë. Kështu që ky do të jetë një çmim i spikatur” u shpreh Keith Gill, kreu i departamentit të Impresionistizmit dhe Artit Modern në Christie’s.

Ankandi i së enjtes shënoi veprën e pestë nga Picasso që është shitur për më shumë se 100 milion dollarë.

Kjo është hera e parë në dy vjet që një vepër ka thyer shumën  100 milion dollarë që kur një pikturë e Claude Monet Meules e vitit 1890 arriti  të shitej për  110.7 milionë dollarë.

 Pikturat nga Picasso, Mondrian dhe Van Gogh u shfaqën në shtëpinë  e ankandit  Christie’s në Londër në fund të Prillit, një nismë  që inkurajonte artdashësit që të prenotonin ndërsa muzetë në Britani ishin  të mbyllura.

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER