Arkitekti 77-vjeçar kthen në jetë ndërtesat e vjetra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arkitekti 77-vjeçar, Bashkim Topçiu prej vitesh realizon makete të shtëpive të vjetra që nuk ekzistojnë më, me qellim ruajtjen e arkitekturës së vjetër dhe kujtimeve që vijnë nga banesat e fëmijërisë.

Me metrin që nuk e heq nga duart prej më shumë se 60 vitesh, ai çdo ditë i drejtohet punishtes për të projektuar maketet me karton.

“Kam qenë në moshën 16 vjeç në Poliçan, që atëherë bëja me kuti brisqesh shtëpinë e partisë dhe i ngjisja me atak. Unë punoj me teknologji ndërtimi. Unë pa metro nuk rri dot, gjithë jetës sime, vetëm kur fle gjumë. Si puna e kollares, që unë tërë jetës rri i kollarisur, dimër-verë,” – tha artizani.

Një nga kujtimet më të vyera për 77-vjeçarin është maketi i banesës së fëmijërisë së tij në Korçë, për të cilën ka punuar 1 muaj e gjysmë.

Në realitet kjo shtëpi është ndërtuar që para luftës së dytë botërore, por tashmë çdo ditë qëndron para syve të Topçiut edhe pse sot shtëpia nuk ekziston më.

E pikërisht për të ruajtur arkitekturën e vjetër dhe kujtimet që vijnë nga banesat e fëmijërisë, Topçiu bën makete me karton për të afërmit e tij.  Ai na rrëfen sekretin e 60 viteve punë artizanale.

“Sot të tërë njerëzit e dinë që unë jam i kamur, e dinë se unë marr lek. Unë në fakt deri më sot nuk kam marrë asnjë lek,” – tha ai.

Ndryshimet e shumta demografike dhe ndërtimet pa kriter rrezikojnë veç të tjerash të na lënë edhe pa kujtimet e fëmijërisë, që shpesh lidhen me objekte. Oreksi për kulla e objekte të reja mund të rrafshojë edhe kujtimet tona, ndaj shumë njerëz zgjedhin që të ruajnë përmes maketeve kujtimet e vjetra.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER