Balkan Talks

Ministri shqiptar i Malit të Zi tregon dinamikat e fundit në vend dhe rajon

Përditësimi i fundit: 14/01/2020 - 13:19
Text size Aa Aa

Emisioni Balkan Talks u fokusua tek zhvillimet e fundit në Malin e Zi për të analizuar dinamikat e tyre nën këndvështrimin e të vetmit ministër shqiptar në kabinetin qeveritar të Republikës së Malit të Zi, z. Mehmet Zenka, i cili mban postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve.

Franko Egro:  Zoti Ministër doja ta filloja me ligjin më të ri të miratuar në Parlamentin e Malit të Zi që ka të bëje me çështjet e lirisë fetare, esenca e këtij ligji do të thotë që objektet fetare të kthehen në prona shtetërore, të gjitha ato, pra Kishat dhe Manastiret, të cilat deri në vitin 1918 kanë qenë prona të kishës malazeze, përse ishte i nevojshëm një ligj i tillë.

Mehmet Zenka: Nënshkrimi i parë i imi me ardhjen si ministër ishte tërheqja e këtij ligji prej Komisionit të Venedikut, arsyeja kryesore ishte sepse kam pas dëshirë, që mos të jem pjesëmarrës i një ligji apo nënshkruesi, dëshira ime ishte të bëja negociata me të gjitha institucionet fetare që veprojnë në Malin e Zi, dhe e tërhoqëm këtë ligj prej Komisionit të Venedikut, me dëshirë që të krijohet një ligj që është një zgjedhje optimale për të gjitha fetë.

Franko Egro:  Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar tejet agresivisht, ne jemi të gjithë dëshmitarë të protestave që bënë klerikët ortodoksë serbë, ata ishin të pakënaqur me faktin që po mendojnë që pronat e tyre, do t’ua marrë shteti malazez.

Mehmet Zenka:  Kisha Ortodokse Serbe e cila vepron në Mal të Zi këto vitet e fundit ja ka treguar opinionit që ky ligj merret kryekëput me marrjen e pronës së Kishës Ortodokse Serbe dhe t’i jepet shtetit apo ndonjë kishe tjetër, absolutisht kjo s’ka te beje me marrjen apo me dhënien e dikujt te pronave, thjesht Mali i zi në lidhje me këtë ligj ka vepruar me ligjin e vitit 1977, një ligj i cili ka rrjedh prej sistemit monist.

Franko Egro: Atëherë pse ishte ky reagim kaq energjik i Kishës Ortodokse Serbe.

Mehmet Zenka: Për mendimin tim ky ligj ka të bëjë me qëndrimet politike, këtu është përzier në mënyrë flagrante politika serbe, siç edhe i keni parë deklaratat e kryetarit serb Vuçiç, gjithashtu deklaratat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit rus sepse këta ndoshta mendojnë, sepse këta mendojnë se nëpërmjet këtij ligji ne jemi kundër një popullate apo kundër një feje në Mal të Zi. Ne e dimë që 70% të Malit të Zi është pjesë e konfensionit ortodoks. Pjesë dërmuese e koalicionit i cili përbën shumicën parlamentare, janë ortodoks. Kjo do të thotë që të gjithë ata me vetëbesim nuk do ta aprovonin një ligj që është në kundërthënie me fenë e tyre dhe përkatësinë e tyre fetare.

Franko Egro: Megjithatë, përfaqësuesit të Kishës Ortodokse Serbe në Republikën e Malit të Zi janë shprehur se do ta ankimojnë në institucionet kombëtare këtë ligj, a ju shqetëson kjo ju?

Mehmet Zenka:  Jo nuk na shqetëson, sepse edhe në Komisionin e Venedikut ne kemi fituar shumicën e madhe edhe pëlqimin e madh dhe të gjitha sugjerimet në masën 100% të cilat kanë rrjedhur prej Komisionit të Venedikut qeveria e Malit të Zi e ka inkorporuar këtë ligj.

Franko Egro: A është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian ligji që ju kaluat në fund të Dhjetorit në parlament për lirit fetare?

Mehmet Zenka:  Për vetë faktin që ka fituar pozitivitetin në Komisionin e Venedikut atëherë kjo dëshmon që është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Edhe Bashkimi Evropian nuk e ka një ligj unanim, i cili ka që secili shtet i Bashkimit Evropian në mënyrë vetjake ose me disa veçori të posaçme e ka rregulluar këtë ligj brenda për brenda në kufijtë e shtetit të tyre.

Franko Egro: Zoti ministër, miratimi i këtij ligji në Parlamentin e Malit të Zi ishte një nga arsyet që e detyroi presidentin e Republikës se Serbisë Aleksandër Vuçiç të anulojë vizitën e tij zyrtare në Malin e Zi. A mendoni që raportet mes dy republikave do të tensionohen?

Mehmet Zenka:  Raportet mes dy republikave janë tensionuar. Mos ardhja e Presidentit Vuçiç në Malin e Zi nuk ishte që nuk dëshironte qeveria e Malit të Zi t’ia lejonte. Apeli i kishës ortodokse serbe e kurorëzoi presidentin Vuçiç që të mos vijë. Qeveria e Malit të Zi edhe presidenti i Malit të Zi nuk pati asnjë reagim me vizitën e tij.

Franko Egro: Kemi ndjekur protestat e zhvilluara në Podgoricë, kemi parë protesta përpara ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Pra, kjo situatë e tensionuar me ardhjen e presidentit të Serbisë mund t’i hidhte më shumë benzinë zjarrit.

Mehmet Zenka:  Ju ndoshta keni parë protestat e Beogradid, qëllim ishte që t’iu digjej flamuri malazez. Të digjet një simbol që përfaqëson një shtet sovran në Ballkan apo në Evropë apo në botë. Këto protesta me të vërtet e treguan një fotografi edhe një dimensionin politik të këtyre protestave, të cilat nuk kanë të bëjnë me fe. Për sa i përket protestave në Mal të Zi, të gjitha protestat normalisht e drejtë e gjithsecilit të protestoj. E rëndësishme është që këto protesta te jenë të qeta. Kjo nuk do të thotë që në të ardhmen, deri tani unë kam pasur kontakt me të gjitha institucionet fetare: si Bashkësinë Islame, si Bashkësinë Katolike, si Bashkësinë Ortodokse dhe këto bisedime i kam udhëhequr personalisht. Mirëpo në bisedime me Kishën Ortodokse Serbe ka qenë dhe udhëheqësi i delegacionit, Ministri i Drejtësisë dhe nënkryetari i qeverisë zoti Zoran Pazin edhe me të vërtetë në ato takimet të cilat i kemi pasur është parë që nuk dëshirohet të diskutohet në lidhje me sugjerimet e Komisionit të Venedikut. Kemi pasur edhe një sjellje jashtëzakonisht të vrazhdë nga delegacioni Serb në Komisionin e Venedikut , delegacionit Rus, një pjesë edhe të delegacionit të Bosnje Hercegovinës duke pasur parasysh që përfaqësuesi i delegacionit të Bosnje Hercegovinës ishte pjesëtari Serb, por sfida më e madhe dhe suksesi më i madh ishte që një zëri u votuam përpos Republikës së Serbisë e cila votoj kundër këtij ligji. Me e rëndësishmja ishte që të gjitha sugjerimet në masën 100% që kanë rrjedhur nga Komisioni i Venedikut janë inkorporuar në këtë ligj.

Franko Egro: Pra, ju tani mendoni që ky ligj ka marrë qytetarinë dhe do të filloj të zbatohet?

Mehmet Zenka:  Ky ligj sigurisht që do të filloj të zbatohet mirëpo, mesazhi i Qeverisë së Malit të Zi është që bisedimet mund të vazhdojnë dhe asnjë ligj nuk është ideal. Kjo është zgjedhje optimale sepse ishte një masë e nevojshme që të përpilohet një ligj i tillë i cili i përgjigjet kokës dhe nevojave të kokës. Në fund të fundit ky ligj është në konform të sugjerimeve të Bashkimit Europian.

Franko Egro: Një tjetër element i rëndësishëm i kësaj bisede zoti Zenka ka të bëj me Ligjin e Simboleve Kombëtare.

Mehmet Zenka:  Edhe në aprovimin e këtij ligji për fe kemi pasur një sulm jashtëzakonisht të vrazhdë prej deputetëve serb kundrejt pakicave sepse prapë gjendet faji tek pakicat, janë kërcënuar dhe me familje, kemi pasur dhe momente ku është thirrur dhe për luftë hapur. Të cilat kanë të bëjnë dhe me disa pasoja të tjera, të cilat kanë të bëjnë dhe me ligjin sepse ato mesazhe me të vërtetë të viteve 90 që ne i kemi lënë pas dhe i dimë pasojat që i sjellin Malit të Zi.

Franko Egro: Të kalojmë pra tek Ligji i Simboleve Kombëtare. Ministria që ju drejtoni e hartoi ose me saktë e rihartoi Ligjin për Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili heq Nenin 23 të tij sipas të cilit ka gjobitur shumë shqiptarë dhe ju ka futur në shumë telashe apo siklete shqiptarët të cilët donin të përdornin simbolin e tyre kombëtarë, flamurin apo dhe simbole të tjera gjatë jetës së tyre. Tashmë, shqiptarët janë të lirë, por edhe minoritetet e tjera janë të lirë që të përdorin simbolet e tyre. Si u arrit ky zhvillim?

Mehmet Zenka:  Koha dhe nevoja ka treguar që duhej të përpilohej një ligj i ri në lidhje me përdorjen e simboleve nacionale të pakicave apo të gjithëve që jetojmë në Mal të Zi. Unë me ardhjen time si ministër gjeta një ligj i cili ishte i përpiluar me 8 apo 9 nene, një ligj i cili me të vërtetë nuk ishte në përputhje me të drejtat e kushtetuara të cilët duhet t’i gëzojnë pakicat në Mal të Zi apo populli i Malit të Zi. Neve duke u bazuar në të gjitha shembujt pozitiv në shtetet evropiane përpiluam një ligj i cili me të vërtet ka jetëgjatësi sepse nuk kemi me kohë të merremi me këto të drejta politike në Shekullin 21, a guxojmë apo nuk guxojmë të përdorim këto simbole kombëtare.

 

Franko Egro: Kjo arritje e minoriteteve tregon një emancipim të shoqërisë Malazeze dhe të politikës Malazeze?

Mehmet Zenka:  Kjo është pika që dua të fokusohem dhe më së tepërmi. Ky ligj me të vërtet në këto 2 – 3  vite arriti që t’ia imponojë Ligjit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili i përmirësoi Nenin 23, Neni i famshëm 23 për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike i cili i sanksiononte, i cili sanksiononte përdorimin e simboleve kombëtare. Kemi pas disa situata absurde kur një tifoz i Shqipërisë vjen nga Franca, kalon gjithë Evropën dhe gjobitet në Budva për pretekstin sepse ka zgjuar indinjate tek popullata e Budvës, disa pretekste që nuk i takojnë shoqërisë së Malit të Zi, mirëpo në mënyrë të heshtur është lejuar në manifestime private apo marshime. Por nevoja ishte që të përpilohej një ligj që të ketë jetëgjatësinë, kohëzgjatjen sepse ne nuk kemi vetëm këto probleme dhe ne kemi edhe probleme ekonomike. Me këtë ligj mendoj që shqiptarët kanë arritur një qëllim, sepse shumica parlamentare dha një kritikë tejet pozitive dhe u arrit që një nga kërkesat kryesore të Koalicionit Shqiptar të arrihej krahas disa kërkesave të tjera, kjo i çoi shqiptarët një hap përpara në fushëveprimin e tyre politik.

Franko Egro: Zoti Ministër, përtej miratimit të Ligjit për sa i përket simboleve kombëtare, një ngjarje madhore përsa u përket shqiptarëve jo vetëm në jetën publike, por dhe ekonomike në Malin e Zi, kanë qenë dhe zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Tuzit, e cila për herë të parë u fitua nga shqiptarët, pra a është ky vazhdim i një trendi të nisur gjatë dekadës së fundit, për përmirësimin e përfaqësimit cilësor në përfaqësimin publik të shqiptarë në Malin e Zi.

Mehmet Zenka:  Pajtohem plotësisht me ju, sepse edhe Komuna e Tuzit është një arritje e shqiptarëve dhe dëshmon faktin që kur shqiptarët veprojnë së bashku në një drejtim të caktuar, i bashkojnë forcat e veta politike së bashku, sepse ne e dimë, që për arsye subjektive i kanë penguar shqiptarët që të bashkërendojnë, dhe për këtë arsye u paraqit nevoja që të krijohet Koalicioni Shqiptarët e Vendosur, ku u arrit një nga aspiratat tona kryesore, formimi i Komunës së Tuzit, e cila u arrit pa Referendum, megjithëse ligji e impononte të organizohej Referendumi për fitimin e statusit të komunës së pavarur, siç e ka fituar Komuna e Peknices, në veri të Malit te Zi, ku jetojnë boshnjakë pas Referendumit. Mirëpo ne me iniciativën tonë dhe ndihmën e Koalicionit Shqiptaret e Vendosur, kemi arritur që të animojmë partnerët tanë të Koalicionit, kështu që të ndërrohet Ligji për Kryeqytetin, dhe nga kjo kemi arritur që të formojmë një Komunë ku agrovon shumica e shqiptarëve, kjo na imponon që të vazhdohet me koalicionin apo me bashkëpunimin me subjektet shqiptare, ku dhe për të parën herë partitë shqiptare gëzojnë pushtetin, ku me zgjedhjet e para e dëshmuan kur shqiptarët bashkëveprojnë së bashku atëherë dhe rezultatet nuk mungojnë.

 

Franko Egro:  Cila do jetë sfida e radhës e komuniteteve në Malin e Zi, për statusin e tyre?

Mehmet Zenka:  Ne kemi një sfidë shumë të rëndësishme përsa u përket komuniteteve në Malin e Zi, ne kemi përpiluar një ligj për zgjedhjet, i cili do t’i garantonte shqiptarët për zgjedhjet, sepse ligji aktual shqiptarët i cënon dukshëm apo i cungon me vetë faktin që, mandati i deputetëve shqiptarë është me i shtrenjti se për të gjithë deputetet në Malin e Zi, domethënë prej 9 mijë apo 10 mijë votave shqiptarët kanë fituar vetëm një deputet, me votën e shqiptarëve nuk është afirmuar para disa viteve, kur është bërë aplikimi i parë i këtij ligji, por shqiptarët kanë qenë ata që votuan, por për arsye subjektive ky ligj komentohet në mënyrë destruktive për shqiptarët, i cili tregon që është e nevojshme, që t’i kenë mandatet e garantuara për shqiptarët në Malin e Zi.

Franko Egro:  Kjo do të thotë që me aprovimin e këtij ligji është një përfaqësim shumë i lartë i shqiptarëve në Parlament.

Mehmet Zenka:  Me miratimin e këtij ligji do të garantohesh të gjitha mandatet apo ekzistenca e shumë partive politike shqiptare pra nëse deshën apo nuk deshën aprovimi i këtij i detyroi shqiptarët që të koordinojnë më së miri mes tyre.

Franko Egro: Zoti Ministër, përtej dimensionit politik, unë e di që ju ndani me mua të njëjtin mendim, është edhe dimensioni ekonomik.

Mehmet Zenka:  Dua të përmend për të gjithë opinionin shqiptar, që Ligji për Simbolet Kombëtare, pavarësisht që të gjitha këto të drejta do t’i gëzojnë edhe pakica të tjera, si pakica boshnjake, si pakica kroate kanë qëndruar indiferente në ndryshimin e këtij ligji, do të thotë me angazhimin e shqiptarëve, pagëzojnë simbolin e flamurit edhe boshnjaket edhe kroatët.

Franko Egro:  Zoti ministër në zonat shqiptare mungojnë investimet e huaja dhe duket sikur qeveria nuk ka ndërhyrë, duke u përgatitur për këtë edicion kam ndjekur shumë intervista dhe deklarata tuaja publike, janë territoret më të prapambetura në Malin e Zi, përse ndodh kjo?

Mehmet Zenka:  Të gjithë e dinë ku gravitojnë shqiptarët, ku jetojnë shqiptarët, sepse duhet të dinë se ne nuk kemi ardhur këtu, neve na ka gjetur këtu, këto territore janë joshëse, këto territore e meritojnë një favorizim shumë më të mirë sa e kemi parë në këto 2-3 dekada të fundit, me keqardhje e them, unë jam një qytetar i vjetër i qytetit të Ulqinit i cili ka punuar tërë jetën në turizëm, mbaj mend Ulqinin kur ka qenë lokomotiva, ku kemi pasur 60% të kapaciteteve të gjithë Malit të Zi e ka pasur Ulqini, të gjitha hotelet që ka pasur Ulqini, pothuajse gjysma e tyre janë shkatërruar, apo janë demode që nuk garantojnë turizëm.

Franko Egro: Kjo është rezultat i një politike të menduar antishqiptare?

Mehmet Zenka:  Nuk do të thotë që kjo është një politikë antishqiptare, megjithëse i ka dhe ato elementë, ishte një politikë e një faze tranzicioni, siç është bërë në shumë shtete të cilët e përjetun fazën e tranzicionit, sidomos Ulqini këtë e ka përjetuar shumë rëndë, sepse ka qene me prespektiva të turizmit shumë të larta, kemi dhe Plave dhe Gucine, të cilat kanë predispozita të larta të turizmit, të cilat garantojnë një turizëm dimëror shumëmujor, por i kanë munguar investimet. Ne nuk kemi vetëm kërkesat politike, ne kemi dhe kërkesat ekonomike, sepse të jesh dhe të merresh me politikë, nuk do të thotë të sigurosh vetëm të drejtat politike të popullit, por dëshirojmë të sigurojmë edhe ekzistencën sa më të mirë ekonomike cilësore të shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi, sepse e meritojnë.

Franko Egro: Zoti ministër, ju jeni shprehur, pakicat dhe flas këtu për shqiptarët, kanë kapacitet territorial, ekonomik dhe njerëzor dhe profesional, dhe duke mos i implementuar këto, ata janë të pakënaqur.

Mehmet Zenka:  Po, jemi të pakënaqur, s’ka vend për kënaqësi, këtu ka vend për punë, por duhet të përmendim edhe faktorin shqiptar, faktori shqiptar është fajtor për disa raste, si privatizimi i komplekseve tona turistike, apo moszhvillimin e territoreve ku jetojnë shqiptarët.

Franko Egro: Doja te bëja një pyetje, ndoshta delikate, çfarë raporti qëndron, politikat joinkurajuse, qeveritare të Podgoricës zyrtare ndaj trevave shqiptare, me vete fajet që kanë shqiptarët për mirëorganizimin e vetvetes, si do t’i përgjigjeshit?

Mehmet Zenka:  Logjike është që është një decentralizimi shumë i madh në Malin e Zi, me të vërtetë shqiptarët, unë jam përfaqësues i Koalicionit Shqiptar, ky centralizim shqiptar, ekziston një kompani e cila quhet Mira Detare, prej gjithë territorit të Malit të Zi, të cilën e përfshin kjo kompani, 57% të territorit gjendet në Ulqin, 43% në gjithë Malin e Zi. Kemi kufirin e Ulqinit me Komunën e Tivarit, kufiri mes Komunës, bie mes një kopshti, kjo është ajo që ka të bëjë me shkelje flagrante, të drejtat themelore të njeriut, por dhe politike dhe ekonomike. Ne dëshirojmë një decentralizim, sepse kemi dëshmuar deri në vitet 80-90, sepse dimë t’i menaxhojmë vlerat tona turistike. Kur kanë menaxhuar shqiptarët vetveten, edhe Mali i Zi e ka pasur më mirë dhe dëshirojmë të vetndergjëgjesojmë edhe opinionin e Malit të Zi.

Franko Egro: Sa keni arritur që ta bëni një gjë të tillë, pra ta ndërgjegjësoni politikëbërjen në Malin e Zi, me qëllim që, shqiptarët e pasur, shqiptarët e zhvilluar ekonomikisht dhe politikisht, janë akoma dhe me shumë, faktorë stabiliteti në jetën ekonomike dhe politike të vetë Republikës së Malit të Zi.

Mehmet Zenka:  Problemi kryesor tek shqiptarët në Malin e Zi që duhet prekur, ndjenja e inferioritetit dhe paraqitja përpara politikës malazeze, apo dhe në mënyrë të tkurtë frikë brenda vetes. Këtu s’ka vend për frikë, ne duam t’i dëshmojmë të gjithëve që nuk jemi inferior, në fund të fundit po të na jepet mundësia e veprimit dhe mund të bëhemi edhe një popull superior si ekonomike dhe politike, dhe ajo që është më e mira, me zhvillimin e mirë dhe cilësor e vlerave tona, kapaciteteve tona ekonomike nuk do të ketë mirë vetëm popullata shqiptare, por do të ketë mirë gjithë Republika e Malit të Zi, si ka patur edhe në vitet 90.

Franko Egro: Përsa i përket këtij fakti, që ju e përmendi jo rrallë në daljet tuaja publike, pra çështjen e inferioritetit të shqiptarëve në raport me vendimarrjen politike të Malit të Zi, çfarë duhet të ndryshojë, cila është sfida juaj e radhës, zoti Zenka?

Mehmet Zenka:  Unë thjesht mundohem që me shembullin tim personal, tu tregoj që historia është pas nesh, historia flet për ne, tradita flet për ne, me dekada me radhë ne kemi pasur një kufi të mbyllur, kemi pasur shkolla, kemi arritur të ruajmë kulturën, gjuhën, traditat tona kombëtare pa u cënuar dhe në këto kushte të vështira kemi ekzistuar, nuk është e rastit kjo që kemi ekzistuar dhe në këto probleme ne kemi arritur që të zhvillohemi në ekonomikisht, mirëpo potenciali jonë njerëzor garanton, sidomos me një diasporë cilësore që kemi në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam i sigurt që po të arrihet një decentralizim kualitativ në të mirën e komunave, nuk e kam vetëm për shqiptarët, por përgjithësisht, atëherë me të vërtetë do të kemi dhe një zhvillim më cilësor ekonomik, të cilat u sigurojnë atyre në vendet ku jetojnë.

Franko Egro: Ju e keni bërë publike këtë edhe në takimet që keni pasur me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Podgoricë dhe vetë Bashkimi Evropian shprehet me komplimenta përsa i përket vet Mali i Zi hapjen e negociatave dhe ecurinë drejt dhe integrimit të plotë në të. Cili është opinion i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përsa i përket decentralizimit të komunave me qëllim që Mali i Zi të marrë më shumë frymë në raport politik dhe ekonomik me minoritetet por jo vetëm.