Barometri Politik

Rezultatet e Barometrit Politik - 11.2.2021

Përditësimi i fundit: 11/02/2021 - 20:31
Sondazhi 11.02.2021 by Euronews Balkans
Text size Aa Aa

“Barometri Politik” analizon në emisionin e sotëm rezultatet e sondazhit të MRB-së në lidhje me performancën e Partisë Socialiste në qeveri dhe Partisë Demokratike e Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë.

Për performancën e qeverisë rezultoi se:

  • 52.4% kanë perceptim negativ (28% disi negative; 24.4% shumë negative);
  • 47.2% kanë perceptim pozitiv (14.1% shumë pozitive; 33.1% disi pozitive);
  • 0.3% janë shprehur se “nuk e dinë”;

Gratë ishin ato që u përgjigjën më pozitivisht, ndërsa burrat dominuan përgjigjet negative. Të rinjtë e moshës 25-34 vjeç ishin kryesisht të pakënaqurit.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku i komentoi këto rezultate si të pritshme, ndërsa analisti Neritan Sejamini tha se "Rama ka humbur asetin politik më të madh të tij, të rinjtë".

Për më shumë: Vlerësimi i performancës, shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë

Për performancën e Partisë Demokratike rezultoi që:

  • 36% kanë perceptim pozitiv (9.7% shumë pozitive, 26.3% disi pozitive);
  • 63.6% kanë perceptim negativ (30.3% disi negative, 33.3% shumë negative);
  • 0.5% janë shprehur se “nuk e dinë”;

Për performancën e Lëvizjes Socialiste për Integrim rezultoi që:

  • 21.4% kanë perceptim pozitiv (5.4% shumë pozitiv, 16% disi pozitiv);
  • 77.9% kanë perceptim negativ (32.3% disi negativ, 45.6% shumë negativ);
  • 0.7% janë shprehur se “nuk e dinë”;

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi se LSI është fleksibël politikisht dhe kjo paqendrueshmëri nuk u pëlqen votuesve stabël.

Për sa i përket popullaritetit të liderëve:

  • Edi Rama (49.1% pozitiv; 50.5% negativ);
  • Lulzim Basha (35.4% pozitiv; 63.9% negativ);
  • Monika Kryemadhi (20.7% pozitiv; 78.6% negativ);

Sipas sondazhit, tek votuesit e pavendosur, Rama ishte lideri me popullaritetin më të lartë, pasuar nga Basha dhe Kryemadhi. Për këtë pati debat rreth rolit të medias në perceptimin e qytetarëve.

Për më shumë: Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi më të pëlqyer se partia

Lexoni gjithashtu:

Shqiptarët i shohin politikanët si të korruptuar dhe mbrojtës të të pasurve

Dimitris Mavros zbulon “problemet” që duhet të rregullojnë Rama dhe Basha

Analistët diskutojnë arsyet pse përqindja më e madhe e të rinjve nuk e pëlqejnë qeverinë “Rama”

Tregime të lidhura