Barometri Politik

Adri Nurellari: PD e LSI i marrin vota PS-së më shumë në lista të ndara

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 21:49
Text size Aa Aa

Politologu Adri Nurellari është i mendimit se për të maksimalizuar votat Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të dalin në lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke analizuar sondazhin e MRB-së për Euronews Albania në emisionin Barometri Politik, Nurellari tha se dy partitë kryesore të opozitës mund t’i marrin elektoratin e zhgënjyer të Partisë Socialiste më shumë nëse dalin të ndara në lista se sa në një listë të përbashkët.

“Nga njëra anë mund të ketë pakënaqësi mes njerëzve që e kanë votuar tradicionalisht PD-në për të parë në një listë Monika Kryemadhin, dhe mund të ketë pakënaqësi nga ata socialistë tradicionalistë për ta parë në një listë Sali Berishën për të votuar një koalicion të përbashkët, mirëpo nëse janë bashkë mobilizohen më shumë socialistët kështu që kjo anketë është një recetë që gjasat më të mira janë që të maksimalizohen teknikisht të opozitës të garojnë në dy lista” – tha Nurellari.

Lexoni gjithashtu:

Adri Nurellari: Rritja e prirjes së votës drejt PD-së prej kompletimit të ofertës politike

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Tregime të lidhura