Barometri Politik

Blendi Çeka analizon strategjinë elektorale që duhet të ndjekin PS dhe PD për të fituar zgjedhjet

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 22:13
Text size Aa Aa

Gjatë arsyetimit të ndryshimit të votës në proceset e fundit zgjedhore, Blendi Çeka tha se PD ende nuk ka arritur në nivelin e vitit 2013 kur edhe i humbur zgjedhjet ndërsa për LSI tha se është partia që ka pasur rritjen më të madhe.

Por ai theksoi se rritja e LSI por edhe e PDIU lidhet me faktin e të qenurit në pushtet dhe me rënien e PD. Për zgjedhjet e ardhshëm ai tha se PD po mobilizon por nuk po arrin që të konvertoi votues që kanë mbështetur parti të tjera në zgjedhjet e 2017 dhe për këtë ai tha se mund ta arrijë tek të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Kurse lidhur me rezultatin që pritet të marrë PS dhe ndryshimi me zgjedhjet e vitit 2017, eksperti i sistemeve zgjedhore u shpreh se socialistët nuk ia kanë arritur që t’i bindin të gjithë mbështetësit. Kjo tha ai i intereson opozitës, ndonëse nuk mund ta kthejë në votë të saj edhe një mos dalje në votim është në favor.

“Në 2013 kur humbi, PD bashkë me aleatët ka qenë në nivelin 39%. Ajo duket se mobilizon por e ka të vështirë që të konvertojë votues të partive të tjera. Deri tani mobilizon maksimalisht të vetë por ka vështirë për të konvertuar dhe ri sjellë në hapësirën e vet votat e saj”, tha Blendi Çeka.

LSI nga viti 2009 deri në vitin 2017 është partia që është rritur më shumë edhe se sa PS edhe pse me një kod agresiv ndaj saj. Ama ka një të vërtetë bashkë me PDIU ka pasur një korrelacion me të qenit në pushtet. Të gjitha partitë e kanë një pjesë të mirë të suksesit nga faktori pushtet. Rritja e LSI edhe PDIU në këto 10 vjet ka një korrelacion të drejtpërdrejtë me zbritjen e PD, kanë avancuar tek vota e djathtë ndërsa PS duket se ka qenë në një realitet tjetër nuk ka ndërhyrë në këtë lojë”, deklaroi Çeka.

Lexoni gjithashtu:

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS