Barometri Politik

Blendi Çeka: PS synon 71 mandate, çdo rezultat tjetër do të ishte shumë i dobët

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 21:51
Text size Aa Aa

Blendi Çeka, profesor dhe një ndër studiuesit kryesor të sistemeve zgjedhore në vend, thotë se çdo rezultat tjetër përveç fitimit të 71 mandateve do të ishte një rezultat i keq për PS në zgjedhje.

Ai e lidhi këtë me pozicionimin kundër të gjitha partive politike në vend ndërsa nga ana tjetër theksoi se ende PS nuk ka arritur që të bindë të gjithë votuesit që e kanë mbështetur në vitin 2017.

“10 nga ata votues që kanë votuar PS në 2017 janë aktivizuar 8.5 dhe mungon 1.5. Në rast se nuk arrihet votuesi i fundit, i dhjeti, ka një pikëpyetje për kapjen e mazhorancë me 71 mandate. Objektivi është i qartë ka dalë më vete, i ka të gjitha partitë kundër pavarësisht janë pjesë e opozitës së bashkuar ose jo, dhe e ka domosdoshmëri të marrë 71 mandate, çdolloj rezultati tjetër, sigurisht që mund të ndodhin kombinacione nga më të ndryshmet por do të ishte një rezultat shumë i dobët për PS”, tha z. Çeka.

Si një njohës i mirë i sistemeve zgjedhore, ia sqaroi se në krahasim me vitin 2017 kur të gjitha partitë garuan më vete, PS u favorizua nga formula e shpërndarjes së mandateve. Por e njëjta gjë pritet të mos ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit.

Dimitris Mavros, drejtor i MRB nga ana e tij tha se referuar rezultatit të 2017 specifikisht për Qarkun e Tiranës  ka rritje të PD dhe rënie të partive të vogla.

 

Lexoni gjithashtu:

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve