Barometri Politik

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 21:12
Prirja e Votës by Euronews Balkans
Text size Aa Aa

Prirja e votës për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të prillit është rritur me 2.4% - zbuloi sondazhi i dytë i Barometrit Politik në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare.

Diferenca mes PS dhe PD në prirjen e votës gjithashtu u ngushtua me rreth 4% krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë të publikuar në janar.

Partia Socialiste pësoi një rënie në projeksion nga 41.8% në sondazhin e parë në 39.9% në sondazhin e dytë, sipas anketimit të kompanisë prestigjioze MRB për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Pjesëmarrësit në studimin e Barometrit Politik iu përgjigjën pyetjes se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme.

Bazuar në votën e vitit 2017 më shumë demokratë 92.2% do të vazhdonin t’i qëndronin besnikë PD, krahasuar me votuesit e PS në zgjedhjet e ardhshme që do të vazhdonin t’i jepnin Partisë Socialiste votën në masën 86.4%.

Metodologjia

Sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB intervistoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Preferenca për llojin e qeverisë dhe prirja e votës ishin dy tematikat kryesore që u morën nën analizë, dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU

Sondazhi i plotë i Euronews Albania | 21 janar 2021