Barometri Politik

Rritet numri i të pavendosurve, Sejamini: Përfituesja më e madhe nga lëvizja e elektoratit është PD

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 21:55
Text size Aa Aa

Prirja e votës për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të prillit është rritur me 2.4% - zbuloi sondazhi i dytë i Barometrit Politik në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare.

Diferenca mes PS dhe PD në prirjen e votës gjithashtu u ngushtua me rreth 4% krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë të publikuar në janar.

Sipas Neritan Sejaminit, përfituesja më e madhe nga lëvizja e elektoratit është PD.

“Nga të pavendosur duket se kanë vajtur tek PD dhe nga LSI tek PD”, tha Sejamini.

Kjo prirje sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani tregon se përkrahësit e PD kanë filluar ta dëgjojnë më shumë partinë e tyre, çka sipas tij lidhet në radhë të parë listën e PD.

Lëvizja me kandidatët ndoshta e ka dhënë sinjalin e parë, emrat janë të rëndësishëm. Nuk është se ra PS, të cilën e shoh në stanjacion por duke u ngritur PD të jepet kjo përshtypje.

Është LSI që duhet të merret në analizë në këtë mes. Ajo që lidhet me 14 përqindëshin e të pavendosurit ka një lidhje me LSI që lidhet me paqartësinë e listës. Ka më shumë prirje PD të marrë nga LSI se PS”, tha Manjani.

Lexoni gjithashtu:

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Tregime të lidhura