Barometri Politik

Shqiptarët preferojnë qeveri nga një parti e vetme, Manjani: Tregon se mentaliteti komunist është ende prezent

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 21:20
Text size Aa Aa

Sondazhi i prezantuar sot sondazhin e dytë lidhur me prirjen e votës së shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit, ku pyetjes nëse do të mbështesnin një qeveri të formuar nga një qeveri e vetme apo nga një koalicion, 50,4 për qind e të anketuarve kanë preferuar opsionin e parë dhe 40,5 për qind të dytin.

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani përgjigjja vjen nga lodhja me lojërat e partive në koalicione qeverisëse, por nga ana tjetër, sipas tij nëse shihet si retrospektivë tregon se mentaliteti komunist është ende prezent në vend.

Sipas z. Blendi Çeka, pedagog në Universitetin e Tiranës, pëlqyeshmëria për një subjekt të vetëm, në rastin konkret PS, ka të bëjë me pozicionimin politik të qytetarëve, duke kujtuar këtu faktin se mbështetësit e PS e kanë të qartë se PS do të riprodhojë pushtetin e marrë në 2017, kur nisi të qeverisë e vetme dhe e mbështesin këtë gjë.

Por, skepticizmi ndaj koalicioneve për z. Çeka, vjen nga eksperiencat negative me këto të fundit, që perceptohen më së shumti si mundësi për të shkëmbyer privilegje dhe poste.

Neritan Sejamini, autori i emisioni ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania e sheh përgjigjen e të anketurave lidhur me këtë çështje të lidhur plotësisht me interesa partiake. Thelbi i pyetjes sipas tij, nuk është kuptuar siç duhet nga të anketuarit.

“Një qeveri me një parti është më eficente, por kthehet në autokratë. Nga ana tjetër qeveritë me koalicione në Shqipëri janë quajtur tepsi, pasi ndajnë ministritë”, tha Sejamini.

Lexoni gjithashtu:

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Tregime të lidhura