Barometri Politik

Shtohen të pavendosurit në zgjedhjet e 25 prillit, sipas sondazhit të Euronews Albania

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 22:30
Text size Aa Aa

Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve të përgjithshme, numri i votuesve të papërcaktuar është rritur, zbuloi sondazhi i dytë zgjedhor i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB.

Votuesit që u përgjigjën nuk do të votoj, nuk e di apo që refuzuan të përgjigjen u rritën me 1% krahasuar me gjetjet e publikuara në muajin janar.

Më specifikisht në analizën për prirjen e votës, u rrit me 0.5% numri i personave që nuk do të votojnë, ndërsa u shtua gjithashtu me rreth 2% numri i personave të pavendosur.

Qytetarët e anketuar u shprehën jo të sigurt për vendimin për të votuar në një shifër më të lartë krahasuar me sondazhin e parë.

Metodologjia

Sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB intervistoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Preferenca për llojin e qeverisë dhe prirja e votës ishin dy tematikat kryesore që u morën nën analizë, dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU

Sondazhi i plotë i Euronews Albania | 21 janar 2021