Barometri Politik

“Më shumë shohin Ramën se babain e tyre”, Godole: Pse të rinjtë mbështesin PD-në

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 21:53
Text size Aa Aa

Pavarësisht se prirja e votës për 25 prillin ka një rritje tek Partia Demokratike, ndarja me bazë gjinore, kryesisht gratë mbështesin më tepër Partinë Socialiste.

Këto janë të dhëna janë regjistruara nga sondazhi, që ka kryer MRB në bashkëpunim me Euronews Albania. Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jonila Godole tha se mbështetja e grave ndaj PS-së është një tendencë që vjen në rritje.

Për të garuar në këtë pjesë tha Godole, PD-ja duhet të përfshijë në listat zgjedhore më pak gra militante, por të afrojë figura dhe emra, të cilët mund të funksionojnë edhe pa partinë.

“Gratë preferojnë, ose kanë një tendencë që të votojnë PS-në. Kjo mund të zgjidhet nëse PD-ja të përfshinte në lista të veta më pak gra militante, por më shumë figura, dhe personalitete, të cilat  funksionojnë edhe pa partinë”, tha Godole.

Grupmosha nga 18-24 vjeç, të pyetur në sondazhin e dytë u shprehën se mbështesin PD-në, ndërsa znj. Godole shpjegoi arsyet se pse kjo kategori nuk e mbështet PS-në.

“Një arsye mund të ishte dhe kjo që këta, të rinjtë, po të marrim kategorinë 18-24 vjeç, pra në tetë vitet e fundit janë rritur vetëm me Ramën se dikur u lodhën nga Berisha. Kur ti shikon më shumë Ramën se babain tënd. E ke në ekran, e ke në telefon dhe e ke në rrjete sociale dhe dikur thua “na lodhi me këto batuta është e tepërt”. Kështu që i kthehemi një tjetri, që është më i qetë, të paktën nuk e njohin dhe ia japin mbështetjen”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Sondazhi i plotë i Euronews Albania | 21 janar 2021

Shqiptarët i shohin politikanët si të korruptuar dhe mbrojtës të të pasurve