Barometri Politik

Xhafaj: Basha i trembet përballjes me Ramën, s'ka shenja për kthesën revolucionare për të cilën flet PD

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 22:23
Text size Aa Aa

Etjen Xhafaj, zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë tha në emisionin Baromteri Politik në Euronews Albania, se kreu Partisë Demokratike e refuzon përballjen me kryeministrin Rama, çka sipas tij bashkë me tërheqjen e PD nga parlamenti e ka penalizuar këtë të fundit. 

“Nuk kemi një refuzim të Ramës për t’u përballur, por kemi një tërheqje të Bashës kur thotë që nuk jam unë përballë Ramës por është ai përballë shqiptarëve. Kjo forcon atë që ka një tërheqje nga njëri krah, në një kohë që në një kohë të tillë emergjence qeveria duhet të jetë në punë.

Dy vitet e fundit kemi parë një tërheqje të opozitës, duke bërë që të gjitha gjërat të duken si të qeverisë, kjo nuk vjen se qeveria ka përjashtuar njëri, por për faktin se opozita është tërhequr”, tha z. Xhafa.

Sipas tij, luhatja e vogla në shifra e mbështetjes për PS ka të bëjë me faktin se PS ende nuk e ka prezantuar programin, listën e kandidatëve dhe fakti që fushata zgjedhore nuk po zhvillohet për shkak të pandemisë.

Por me gjithë disavanatazhet, revolucioni apo kthesa e madhe që pretendon PD më 25 prill nuk duket i mundshëm sipas tij.

“Luhatja e lehtë e shifrave ka të bëjë me tre faktorë kryesorë; paraqitja e programit, që s’ka ardhur ende për PS, paraqitja e emrave të listave, dhe fushata elektorale që ka stepje për shkak të pandemisë. Të gjitha grupmoshat e tjera po shkojnë kundër asaj që thotë opozita se do të ketë një kthesë të madhe. Shifrat do të ishin më pranë frymës së 2017, nuk ka frymë revolucionare”, tha zv/ministri.

Teksa komentoi gjetjet e sondazhit të prezantuar në Euronews Albania, z. Xhafa tha se të dhënat që mosha nga 18-24 vjeç janë më shumti mbështetës të PD lidhen me faktin se të rinjtë nuk priren të mbajnë mend qeverisjen e mëparshme.

Sipas tij, nëse shihen të gjitha grupmoshat e tjera dhe mes grave dhe meshkujve, ka një avantazh të brendshëm të PS, çka sipas tij lidhet me memorjen politike të kësaj grupmoshe.

 

Lexoni gjithashtu:

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Tregime të lidhura