Barometri Politik

Ylli Manjani: Fushatë e çuditshme, edhe vaksinat anti-Covid po kthehen elektorale

Përditësimi i fundit: 18/02/2021 - 22:14
Text size Aa Aa

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mendon se fushata për zgjedhjet e 25 prillit është “më e çuditshmja e 30 viteve demokraci” pasi, për shkak edhe të pandemisë, “është e heshtur dhe pa ngjarje”. Kjo rrethanë sipas Manjanit dizavantazhon opozitën, e cila nuk dominon me prezencë mediatike opinionin pasi temë kryesore mbetet çështja e shëndetësisë. Në këtë pjesë ai i bëri apel Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj Kryeministrit Edi Rama pasi, sipas tij “ka bërë elektorale vaksinat anti-Covid”.

“KQZ-ja duhet ta dënojë Edi Ramën sepse ato [vaksina] ai nuk i ka me lekët e shtëpisë së vetë, por me taksat e njerëzve,” – komentoi Manjani duke këmbëngulur se çështja e vaksinave është kaluar në elektorale.

Manjani tha se nga përvoja e shkuar fushatës së këtij viti i mungojnë mitingjet dhe mbledhjet gjë që sipas tij ka ndikuar edhe te vetë elektorati i djathtë.

“Kur i pyet njerëzit sot se kush fiton: ‘vallaj ka mundësi të fitojë PS-ja se s’dimë gjë’, edhe demokrati e mendon kështu këtë gjë sepse është mësuar të thirret në protestë, demonstrim, dhe këtë mundësi demonstrimi nuk e ka,” – u shpreh Manjani.

Lexoni gjithashtu:

Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve

Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Tregime të lidhura