Bota

Khamenei, mesazh për Shqipërinë: Një vend i lig, që strehon tradhtarët iranianë

Përditësimi i fundit: 08/01/2020 - 16:38
Text size Aa Aa

Më shumë se një duzinë raketash u lëshuan sot nga territori iranian drejt bazave në Irbil dhe Al Asad, në perëndim të Bagdadit, në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Pak orë pas tij presidenti amerikan Donald Trump reagoi me një postim në Twitter ku thoshte se gjithçka ishte në rregull dhe se po ndiqte nga afër situatën.

Ndërkohë, lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei deklaroi se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” për Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje që t’i jepet fund pranisë amerikane në Lindjen e Mesme.

Por në mesazhin e tij ajatollahu Ali Khamenei nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin tonë.

“Në një vend evropian, në një vend shumë të vogël evropian, por shumë i lig, ka disa elementë amerikanë me disa tradhtarë iranianë. Ata u bën bashkë për të komplotuar kundër republikës islamike.

Komploti ishte tri ditë pas rritjes së çmimit të karburantit. Njerëzit ishin të pakënaqur për shkak të çmimit të karburantit. Disa njerëz dolën në protestë.

Sapo ata dolën për të protestuar, këta agjentë të tradhtuar të armikut filluan të zbatojnë planin e tyre, të sabotojnë, të vrasin, të shkatërrojnë qeveritë dhe institucionet dhe të fillojnë luftë. Ky ishte plani i tyre kryesor”, - tha lideri suprem i Iranit gjatë fjalimit të tij.

Në qytetin e ashtuquajtur Ashraf 3, në Manëz të Durrës strehohen rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit. Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tregime të lidhura