Bota

Papa Françesk dhe ai Benedikt në përplasje për rregullat e Kishës Katolike

Përditësimi i fundit: 14/01/2020 - 09:36
Text size Aa Aa

Ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti i 16-të është bashkë autori i librit më të ri që mbron praktikën e beqarisë të priftërinjve katolike, ç’ka shihet si një kundërpërgjigje e klerikut 92-vjeçar ndaj faktit që Papa Françesk po konsideron mundësinë që t’i lëjojë personave të moshuar dhe të martuar të marrin urdhërin e priftit në rajonet e Amazonës.

Sipas artikullit të botuar më 12 janar në gazetën franceze “Le Figaro”, ish-kreu i Vatikanit ka bërë të njohura pikëpamjet e tij, pasi Papa Françesk po konsideron të pranojë kërkesën e bërë nga klerikët e nëntë rajoneve të Amazonës, gjatë mbledhjes së mbajtur në Vatikan gjatë muajit tetor.

Pavarësisht faktit që libri nuk është botuar ende, kjo përfaqëson një fakt të paprecedentë në historinë 2-mijë vjeçare të Kishës Katolike.

Libri është shkruar me bashkautor kardinalin Robert Sarah, kryetarin e zyrës së Literaturës në Vatikan. Vepra do të dalë në treg në Francë në datën 15 janar me titull "Nga Thellësia e Zemrave: Priftëria, Beqaria dhe Kriza në Kishën Katolike".

Kardinali Sarah i drejtohet në mënyrë më të drejtëpërdrejtë Papa Françeskut, duke i bërë thirrje të mos lejojë martesat e priftërinjve.

185 anëtaret që morrën pjesë në këshillin e Vatikanit në tetor të vitit që shkoi, morrënkosnideratë eliminimin e martesave të priftërinjve, duke marrë parasysh nevojat për klerikë në rajonet e Amazonës, ku shumë ndjekës katolikë nuk kanë qasje ndaj shkrimeve dhe praktiave fetare për shkak të terrenit të izoluar dhe mungesës së priftërinjve në rajon.

Tregime të lidhura