Bota

Moskë, i pandehuri kryen vetëvrasje në sallën e gjyqit pas dënimit me burg

Përditësimi i fundit: 12/02/2020 - 17:13
Text size Aa Aa

Të mërkurën, një ish zyrtar i burgjeve në Rusi, i diagnostikuar me një formë të pashërueshme kanceri, ka qëlluar me armë mbi veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi u dënua me tre vite burgim për korrupsion.

Viktor Sviridov, i cili ka shërbyer si menaxher i transporteve në burgun federal, nxori një pistoletë dhe qëlloi mbi veten në sallën e gjyqit pasi dëgjoi vendimin e gjykatësit.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbuluar sesi Sviridov ka arritur të fusë një armë në godinën e gjykatës.

Sviridov u shpall fajtor për zhvatjen e 10 milion rublave (150 mijë euro) nga një tjetër zyrtar i burgjeve, por avokatët e tij kërkuan gjykatësit të mos i jepnin klientit të tyre masën e arrestit me burg për shkak të stadit të përparuar të sëmundjes së tij.

“Rrethanat në të cilën i pandehuri mundi të sjellë armë në sallën e gjyqit janë nën hetim”, tha Ulyana Solopova, zëdhënësja e gjykatës së Moskës për RIA Novosti.

Sipas agjencisë, ryshfeti dënohet me një masë arresti nga 7 në 15 vite burg.

Tregime të lidhura