Bota

Ngrohja globale rrezikon të zhdukë pinguinët

Përditësimi i fundit: 12/02/2020 - 17:06
Text size Aa Aa

Numri i kolonive të pinguinëve me lidhëse fyti në Antarktidën perëndimore ka rënë me afro 77% që kur ata u anketuan për herë të fundit në vitet 1970, thonë shkencëtarët të cilët studiojnë ndikimin e ndryshimit të klimës.

Pinguinët me lidhëse fyti, të quajtur kështu për shkak të një rripi të zi dallues poshtë gushës së tyre, janë banorë të ishujve dhe brigjeve të Oqeanit Paqësor dhe Antarktidës. Ata ushqehen kryesisht me karkaleca. 

Por, diçka po ndodh me zinxhirin ushqimor në kontinentin e largët. Mungesa e ushqimit po ndikon në reduktimin e popullsisë  dhe pyetja është, edhe sa do të vazhdojë?

"Rënia e popullatës që kemi dëshmuar deri më tani është padyshim dramatike," tha Steve Forrest, një biolog i cili iu bashkua një ekipi shkencëtarësh nga dy universitetet amerikane  në një ekspeditë në Antarktik që sapo ka përfunduar.

Shkencëtarët nisën ekspeditën e tyre për në Antarktidën Perëndimore më 5 janar deri më 8 shkurt, dhe përdorën teknika manuale dhe drone për të vlerësuar shtrirjen e dëmit.

Ekspedita zbuloi se numri i pinguinëve me lidhëse fyti, në Ishullin Elephant, një habitat tejet i rëndësishëm në rajon, është ulur me rreth 60% që nga anketimi i fundit në 1971, në më pak se 53 mijë çifte të afta për tu shumuar. Kjo sipas studiuesve është një humbje e jashtëzakonshme në një periudhë shumë të shkurtër kohore.