Bota

Erdogani paralajmëron regjimin sirian të ndalë sulmet ndaj ushtarëve turq

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 20:24
Text size Aa Aa

Turqia do të kundërpërgjigjet ndaj forcave të regjimit siriani, kudo që ato ndodhen, nëse ata vazhdojnë të sulmojnë më shumë ushtarë turq.

Këto kanë qenë fjalët e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili u zotua se do të nxirrte brenda këtij muaji jashtë Idlibit ushtrinë siriane të mbështetur nga Rusia. Provinca veriperëndimore mbrohet nga një pakt për shmangien e përshkallëzimit, por më shumë se dhjetëra ushtarë turq janë vrarë atje në javët e fundit.  

Regjimi sirian, forcat e tyre partnere nga Rusia si dhe milicia e mbështetur nga Irani, gjithmonë sulmojnë civilë, masakrojnë njerëz dhe derdhin gjak,” tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara të mërkurën.

Marrëveshja e Soçit

Kremlini, ndërmjetësi i marrëveshjes së Soçit në 2018-n, iu kundërvu Ankarasë duke e akuzuar se e ka shpërfillur detyrimin e saj, sipas marrëveshjes për të stabilizuar rajonin.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë tha se Turqia nuk ia kishte dalë të neutralizonte grupet ushtarake që operonin në provincë dhe se në fakt ishte duke përshkallëzuar situatën edhe më tej nëpërmjet pranisë të trupave dhe armëve ushtarake.

Tregime të lidhura