Bota

Jo garë armatimesh, NATO e vendosur të ndalojë çdo lloj përkeqësimi të situatës

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 17:53
Text size Aa Aa

NATO do të bëjë të pamundurën për të ndaluar zhvillimin e një gare të re armatimesh me Rusinë. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me ministrat e Mbrojtjes në Bruksel.

"Ne do të bëjmë të pamundurën për të parandaluar një garë të re armatimesh. Një garë armatimesh, veçanërisht me armë nukleare, nuk është në të mirë të askujt. Është e rrezikshme dhe e shtrenjtë”, - tha sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Z. Stoltenberg iu referua vendosjes së raketave të lundrimit Novator 9M729 nga Rusia. Ai i u shpreh se me një vendim të tillë, Rusia ka shkelur kushtet e traktatit të vitit 1987, i cili ndalon raketat me bazë tokësore, me rreze të mesme në Evropë. Rusia nga ama e saj i ka mohuar kategorikisht shkeljet.

Stoltenberg vlerësoi gjithashtu rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e vendeve aleate, të cilat sipas tij do të krijojnë një vend më të sigurt për qytetarët.

"Ne kemi parë një rritje të paparë në shpenzimet e mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut me një shtesë prej 400 miliardë dollarësh amerikanë deri në fund të vitit 2024. Kjo po e bën NATO-n më të fortë, por duhet të vazhdojmë vrullin, për t'i mbajtur vendet tona të sigurta në një botë të paparashikueshme”, - shtoi Stoltenberg.

Tregime të lidhura