Bota

“Save the Children”: 415 milionë fëmijë janë rritur në zonat e luftës

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 13:32
Text size Aa Aa

Të rrethuar nga lufta, lehtësisht të prekur nga abuzimet seksuale, rekrutimi nga grupet e armatosura, përballë këtyre rreziqeve fëmijët janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar.

Në këtë përfundim ka arritur një raport i Save The Children duke nënvizuar se fëmijët afrikanë janë më të rrezikuarit.

Afërsisht një në gjashtë fëmijë në të gjithë botën, 415 miliona fëmijë  kanë jetuar në zonat e konflikit në vitin 2018 dyfishi  i të dhënave të regjistruara në vitin 1995.

Fëmijët në Afrikë sipas raportit janë më të prekurit rreth 170 milionë prej tyre jetojnë në zonat e luftës. Në lindjen e Mesme rreth një në tre fëmijë rrethohet nga konfliktet të armatosura.

Raporti gjithashtu zbuloi  numra rekord të fëmijëve që u nënshtroheshin shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, të tilla si vrasje, rekrutim nga forcat e armatosura, rrëmbim, sulme në shkolla ose spitale, mohim i aksesit humanitar dhe dhunime ose forma të tjera të dhunës seksuale.

Niger, Meksikë, Republikën Demokratike të Kongos dhe Afganistan janë nder shtetet ku konfliktet janë në një intensitet shumë të lartë. Studimi tregoi se 2019 përfaqësonte vitin e 18-të të konfliktit në Afganistan dhe se asnjë fëmijë atje nuk lindi në paqe.

Me rrethana të ngjashme u përballën gjenerata të njëpasnjëshme të fëmijëve në, Somali dhe Sudanin e Jugut. Sipas raportit djemtë dhe vajzat u përballën me lloje të ndryshme kërcënimesh, "Vajzat janë të rrezikuara nga abuzimet seksuale dhe formave të tjera të dhunës me bazë gjinore, duke përfshirë martesë të hershme dhe të detyruara, djemtë kanë shumë më shumë të ngjarë të ekspozohen ndaj vrasjeve dhe keqtrajtimeve, rrëmbimeve dhe rekrutimeve."

Është tronditëse fakti që bota qëndron para fakteve të tilla. Shefi ekzekutiv Inger Ashing i organizatës jofitimprures u shpreh se "shkatërrimi i jetës së fëmijëve" do të vazhdojë nëse qeveritë në të gjithë botën dështojnë të marrin masa për t'i mbrojtur ata, dhe nëse ata që janë përgjegjës për krimet nuk dënohen.

Tregime të lidhura