Bota

Konferenca e Sigurisë: SHBA dhe talebanët arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 19:34
Text size Aa Aa

Shtetet e Bashkuara dhe Talebanët kanë arritur një marrëveshje armëpushimi gjatë samitit të sigurisë në Mynih, e cila mund të çojë drejt tërheqjes së plotë të trupave amerikane nga Afganistani.

Autoritetet kanë thënë se marrëveshje 7 ditore për “pakësim të dhunës” do të vijonte me nisjen e bisedimeve për paqe, nën udhëheqjen e afganëve, brenda 10 ditësh.

Lajmi vjen pasi sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes Mark Esper u takuan në Mynih me presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani.

Armëpushimi pritej prej një kohe të gjatë dhe presidenti Donald Trump në parim është dakord me marrëveshjen, e cila sipas autoriteteve amerikane mund të çojë drejt fillimit të një tërheqje t sipas autoriteteve amerikane të trupave amerikanë nga Afganistani.  

Personat që kanë njohuri të planit thonë se ai sugjeron që përmbyllja e suksesshme e armëpushimit një javor do të ndiqej nga fillimi i negociatave me afganët brenda 10 ditëve për të hartuar rrugën politike që do të ndjekë vendi në të ardhmen.   

Tregime të lidhura