Bota

Marrëdhëniet e mbrojtura seksuale kthehen në luks në Venezuelën e zhytur në krizë

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 13:54
Text size Aa Aa

Si të paguash një pije ose të ftosh një vajzë për të darkuar apo më keq akoma, si të blesh kondomët dhe pilulat kontraceptive në një vend si Venezuela? Duket se kriza po i kushton shumë venezuelasve, veçanërisht më të rinjve, deri edhe nën çarçafë.

Nuk ka gjë më normale se një çift të rinjsh që shëtisin të kapur përdore ose që puthen në një stol. Dashuria është pa barriera në Universitetin Qendror të Venezuelës. Gjithçka normale, e megjithatë, për këta të rinj, seksi i sigurt është kthyer pothuajse në një luks.

Kondomët dhe pilulat kontraceptive blihen me dollarë dhe në tregun e zi

Në një shtet të zhytur në krizë dhe në të cilin gjithçka paguhet me dollarë, diçka kaq e zakonshme sa blerja e kondomëve ose pilulave kontraceptiven kërkon një mundim të madh ekonomik.

Sipas një studenti 25 vjeçar problemi qëndron më shumë se gjithçka tjetër te pilulat.

“I marrim në kontrabandë, sipas luhatjeve të valutës. Nëse dollari ngrihet, gjithashtu dhe çmimet e pilulave dhe të kondomëve ngrihet, prandaj kërkojmë mënyrën se si t’i bëjmë këto blerje në mënyrë që të kemi një marrëdhënie të sigurt e të qëndrueshme”, shton Eley bashkë me të dashurën e tij në krahë.

Në farmacitë, kutia e kondomëve me 3 copë vlen 2 dollarë dhe një muaj pako me pilula kontraceptive, që janë mall importi bën pesë deri në tetë dollarë. Çmime astronomike nëse mendohet që paga minimale është vetëm pak dollarë në muaj.

Qendrat e planifikimit familjar mbushen me vajza në kërkim të zgjidhjeve. Fanyercis është 18 vjeç dhe punon si arkëtare në një supermarket. Pasi vlerësoi të gjitha mënyrat kontraceptive ndau mendjen të vendoste impiantin që i ka kushtuar pagën e shtatë muajve.

Probleme të tjera pengojnë dhe kushtëzojnë marrëdhëniet seksuale në Venezuelë.

Karlos Rodriguez është një tridhjetëvjeçar në kërkim të aventurave. Ende jeton në shtëpinë e prindërve të tij, pasi të paguash qiranë e një apartamenti është për të një çmenduri, edhe pse fiton mjaftueshëm si grafik dizajner.

“Që të dal me një vajzë, të shkoj në një klub, të pi diçka me të, të darkoj, të paguaj taksinë, do të më duhet patjetër një rrogë shtesë, që t’i plotësojë vetes sime këto kënaqësi,” thotë ai.

Kënaqësi që, pa shkuar shumë larg, tre vite më parë, ishin krejt normale.

Një tjetër luks, janë hotelet prej dhjetë dollarësh. Të jesh i ri në Venezuelë është e vështirë për disa arsye, për shumë persona, limitet e seksit në kohë krize janë kthyer një prej tyre.