Bota

Putin: Sa të jem në pushtet, s’do të ketë martesa mes të njëjtit seks

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 09:11
Text size Aa Aa

Presidenti Vladimir Putin shprehet se Rusia nuk do t’i legalizojë martesat e seksit të njëjtë për aq kohe sa ai do të jetë shefi i Kremlit.

Ai e bëri të qartë se nuk do të lejojë që rolet tradicionale të nënës dhe babait të mund të zëvendësohet nga prindi numër 1 dhe prindi numër 2.

“Kam folur publikisht për këtë çështje dhe do ta përsëris: Sa kohë do të jem President, nuk do të ndodhi. Do të ketë baba dhe nënë”, u shpreh Putin.

Presidenti i Rusisë bëri këto deklaratë gjatë takimit me një komision shtetëror për të diskutuar mbi ndryshimet Kushtetuese.

Komisioni i ngritur muajin e kaluar pasi Putin deklaroi për ndryshimin e sistemit politik në Rusi, është parë si rrugë për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet pas përfundimit të mandatit në vitin 2024.

Gjatë dy dekadave në pushtet, Putin ka pasur një lidhje të ngushtë më Kishën Ortodokse duke e larguar Rusinë nga vlerat liberale perëndimore, duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e hapura ndaj homoseksualitetit dhe fluiditetit gjinor.

 

Tregime të lidhura