Bota

Kryeministri britanik Boris Johnson prezanton kabinetin qeveritar

Përditësimi i fundit: 15/02/2020 - 08:44
Text size Aa Aa

Në Britaninë e Madhe, Kryeministri Boris Johnson ka prezantuar kabinetin e ri të ministrave të qeverisë. Në deklaratat e tij lidhur me këtë kabinet ai premtoi se me ndryshimin e bërë do t’u rikthehet besimi votuesve.

Ndër emrat e rinj të qeverisë spikat dhe ai i Rishi Sunak, i cili u emërua një ditë më parë si Kancelari dhe ministri i Financave pas dorëheqjes së papritur të Saxhid Xhavid, si pasojë e mosmarrëveshjeve me Johnson.

“Më vjen mirë t’ju shoh të gjithëve së bashku dhe dua t’ju uroj për arritjet tuaja. Ju meritoni ta mbani peshën e ministrisë që përfaqësoni”, theksoi Boris Johnson, Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Sekretar i sapoemëruar është dhe Brendon Luis, i cili mori vendin e Xhulian Smith dhe luajti një rol të rëndësishëm në BREXIT.

Alok Sharma, sekretari i ri i biznesit do të mbikëqyrë bisedimet në Konferencën Botërore të Klimës “COP 26” e cila do të zhvillohet këtë vit në Glasgow.

Si dhe Suela Brejverman e cila ka zëvendësuar Xhefri Koks si avokate e përgjithshme, ndërsa rolin e kryetares së Partisë Konservatore e ka marrë Amanda Milling.

Tregime të lidhura