Bota

COVID-19 në SHBA: Rezerva Federale njofton blerjen e bonove pa limit

Përditësimi i fundit: 23/03/2020 - 19:46
Text size Aa Aa

Rezerva Federale njoftoi të hënën një zgjerim të pakufizuar të programeve të blerjes së bonove për të mbështetur ekonominë e Shteteve të Bashkuara, pasi miliona familje dhe biznese amerikane po shkatërrohen nga mbyllja thuajse e plotë e aktiviteteve të jetës së përditshme në përpjekje për të luftuar coronavirusin.

Fed po ndërmerr veprime të shpejta, si kurrë më parë në histori, për të siguruar që bizneset, individët dhe qeveritë lokale mund të marrin hua për t'i mbajtur ato në këmbë, deri sa motorët e ekonomisë të ndizen përsëri. 

Si pjesë e këtyre përpjekjeve, Rezerva Federale tha të hënën se do të blinte thesare dhe letra me vlerë "në shumën e nevojshme për të mbështetur funksionimin e qetë të tregut", efektivisht duke mos vendosur asnjë kufizim në blerjen e pasurive nga ana e Rezervës Federale.

Ky veprim i jashtëzakonshëm shkon edhe më larg se shuma e krizës financiare 2008-2009.

Ndërkohë bursat patën një tjetër lëkundje gjatë ditës së sotmë, nxitur kjo nga pandemia globale që ka frikësuar investitorët.

Në momentin e rënies së kambanave në Wall Street, Mesatarja Industriale e Dow Jones ra 145.62 pikë, ose 0.76%, S&P 500 e nisi ditën me një ulje prej 14.21 pikësh, ose 0.62% dhe Nasdaq Composite ra me 32.23 pikë, ose 0.47%.

Tregime të lidhura