Bota

Altmaier: 750 mld euro janë vetëm hapi fillestar në trajtimin e krizës

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 19:33
Text size Aa Aa

Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, ka deklaruar këtë të martë, se paketa e ndihmës me vlerë 750 miliardë euro, ishte vetëm një hap fillestar në trajtimin e krizës shkaktuar nga koronavirusi.

Në një konferencë për shtyp, Altmaier tha se Qeveria federale ishte e qartë se për ta, kjo paketë masash ishte vetëm një hap fillestar.

Sinkron, Ministri gjerman i ekonomisë

 Peter Altmaier

"Qeveria federale është e qartë që ne e shohim këtë paketë masash si një hap fillestar. Ne e dimë se koha për zbatim është kritike. Ne duam të sigurohemi që ndihma të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur strukturat dhe vendet e punës”, është shprehur Peter Altmaier

I pyetur në lidhje me mundësinë e përdorimit të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit për të mbështetur ekonominë evropiane të dëmtuar nga pandemia, Altmaier tha se solidariteti evropian ishte thelbësor për arritjen e rimëkëmbjes ekonomike.

"Është e rëndësishme që të flasim dhe të ecim me solidaritetin evropian, gjithashtu pasi ekonomitë evropiane janë shumë të lidhura ngushtë dhe një rimëkëmbje e qëndrueshme gjermane është e mendur vetëm nëse ekonomia e zonës së euros rimëkëmbet", ka shtuar Ministri gjerman i ekonomisë.

Altemaier shtoi se kjo situatë pandemie globale ka të ngjarë të çojë në humbje të mëdha ekonomike, të cilat do të jenë më të mëdha se ato të krizës së fundit ekonomike, bankare dhe të tregut të aksioneve.